Borziloku, efektet e tij në organizmin e njeriut

0

20140430221748415646

Rreth borzilokut

Me borzilokun lidhen shumë legjenda dhe tregime, ja disa prej tyre: Në Indi, borziloku pas lotusit është bima më e shenjtë, dhe besohet se e mbron shpirtin prandaj edhe përdoret në meditim. Indianët e vënë borzilokun në gjoksin e të vdekurve për t’i mbrojtur ata nga shpirtrat e këqij derisa kalojnë midis dy jetëve.

Egjiptianët u ofronin borzilok perëndive të tyre, dhe e përdornin atë për balsamim. Ai përdoret në Ajurveda për problemet e frymëmarrjes si bronkiti, kollitjet, ftohjet si dhe për problemet e tretjes. Mjekët e Ajurvedës besojnë se borziloku ofron mbrojtje hyjnore, se shëron në nivelin fizik dhe atë shpirtëror, si dhe forcon sistemin imunitar dhe “energjinë jetësore”. Borziloku është një simbol i dashurisë në Itali prandaj gratë italiane e bartnin atë për t’i tërhequr vardisësit.

Më poshtë jepet një listë e problemeve shëndetësore që lufton kjo lloj bime: Ethet: Lëngu i borzilokut është shumë i dobishëm dhe ju ndihmon në largimin e etheve.

Gripi: Ta përtypësh borzilokun me stomak bosh ndihmon në kapërcimin e gripit dhe të ftohtit.

Dhimbjet e fytit: Vloni disa gjethe borziloku në ujë dhe përdoreni atë për shpërlarje të gojës në rast se keni një dhimbje fyti. Ajo është shumë e dobishme edhe për pacientët që vuajnë nga astma dhe bronkiti.

Dhimbjet e kokës: Dhimbjet e kokës për shkak të nxehtësisë janë shumë të zakonshme. Kështu që krijoni një pastë nga gjethet e kësaj bime dhe aplikojeni atë në ballin tuaj. Efektet e saj ftohëse patjetër që do ju bëjnë të ndiheni të relaksuar dhe të qetë.

Probleme me dhëmbët: Përzieni gjethet e thata me vaj mustarde për të krijuar një pastë. Masazhoni mishrat e dhëmbëve tuaj me këtë pastë apo përdoreni atë për t’i pastruar dhëmbët tuaj çdo ditë, do të ju ndihmojë në largimin e erës së keqe të gojës dhe sumundjeve të ndryshme dentale.

Pickimi i insekteve: Pickimi nga insektet është shumë i zakonshëm veçanërisht gjatë sezonit të verës, kështu që rrënja e kësaj bime mund të aplikohet në atë zonë ku ju kanë kafshuar insektet, për t’ju shëruar.