Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bosnja e kthen mbrapsht plehun mineral të falsifikuar në Serbi - Bujqesia.eu

Bosnja e kthen mbrapsht plehun mineral të falsifikuar në Serbi

0

Bujqit tanë për çdo vit kanë probleme të mëdha me cilësinë e dobët të plehrave minerale, që për bujqësinë kosovare importohet nga prodhues të jashtëm. Analizat laboratorike kanë zbuluar sasi shumë më të vogla të materieve ushqyese sesa që në deklaratat e prodhuesit theksohet.

Bujqit kanë vërejtur se me gjithë plehërimin sipas normave të përcaktuara, të mbjellat nuk kanë dhënë rendimente të pritura. Madje buqit gjatë hedhjes së plehut, kanë vënë re se në pleh të prodhuar në fabrika të Serbisë kanë gjetur copa gurësh, rërë dhe materiale të tjera të ngurta.

Këto ditë nga AgroPortali u publikua se Inspekcioni fitosanitar i Banjllukës në Bosnje ka ndaluar importin dhe ka urdhëruar që 25.400 kilogramë pleh mineral KAN t’i kthen prodhuesit, kompanisë “Azotara” nga Subotica, sepse nuk ka plotësuar normat e përcaktuara cilësore.

Tek ne, në Kosovë një gjë e tillë nuk ka ndodhë, edhe pse bujqit tanë janë përballë njësoj me pleh të falsifikuar. Inspeksioni fitosanitar i Bosnjes, në vendkalimin kufitar Raça, më 11 shkurt ka kontrolluar plehun që importohej nga Serbia dhe pas analizave laboratorike ka rezultuar se plehu mineral i deklaruar si KAN 27 për qind N+S nuk përputhet me cilësinë e deklaruar.

Duke marrë parasysh rëndësinë që ka aplikimi i plehut mineral për ruajtjen dhe rritjen e rendimenteve në bujqësinë bashkëkohore, dhe me qëllim të sigurimit të cilësisë së tij në tregun e Bosnjës, Inspekcioni republikan ka bërë mbikëqyrjen e importit të plehut mineral dhe ka konstatuar cilësi të dobët të plehut.

Edhe vitin e kaluar është konstauar e njëjta gjendje tek lloji i plehut NPK 7-20- 30 të prodhuesit Adriatika Dunav nga Vukovari dhe UREA i prodhuesit “Lincer” nga Austria dhe kështu 50 tona pleh i janë kthyer prodhuesve.

Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme për bujqit tanë në Kosovë, që me rastin e blerjes së plehut artificial të kenë parasysh që të mos blejnë nga prodhuesit e cituar më lart, sepse për shkak të cilësisë së dobët të plehut mund të kenë rendimente të përgjysmuara të prodhimeve bujqësore.