Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bostani dhe perimet tjera së shpejti ne tregun evropian - Bujqesia.eu

Bostani dhe perimet tjera së shpejti ne tregun evropian

0

Shalqiri_116450

“Agro Kosova – Hollding” eksperimenton me varietete të reja të perimeve, ndërsa synon që jovetëm me verë, por edhe me kultura të tjera, të pushtojë tregun evropian.

Varietetet e reja të perimeve që po kultivohen në fushat e hapura të komunës së Suharekës, kanë dhënë rezultate të kënaqshme dhe janë shumë të preferuara nga konsumatori. Kështu shprehet mjeshtri iprodhimit, Sali Elshani, që monitoron ecurinë e këtyre varietete në parcelat e kompanisë “Agro Kosova- Hollding”. Ai thotë se këtë vit, janë mbjellur 5 ha tokë me përime eksperimentale, ndërsa synimi është pushtimi i tregut evropian më këto kultivarë.
Por përveq perimeve, fokus kryesor I kësaj kompanie është eksporti I verërave të cilësisë së lartë jashtë vendit. Teknologu Shaban Tafa, bën të ditur se 70 % e prodhimit është i destinuar për tregun italian, ndërsa po punojnë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me vreshta të rinjë.
Por ky vit nuk ishte i favorshëm për këtë kulturë. Dëmet nga breshëri janë të mëdha edhe në komunën e Suharekës.
Varietetet e hershme të rrushit nga Suhareka, sapo kanë dal në treg, ndërsa njohësit e kësaj fushe thonë se kushtet atmosferike kanë ndikuar në vonesën e pjekjes dhe cilësinë e rrushit këtë vit./Bota /