Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bronkitet tek kafshët. - Bujqesia.eu

Bronkitet tek kafshët.

0

bronkiti

Me bronkit do të kuptojmë pezmatimin e mukozës së bronkeve. Shkaqet e bronkiteve janë të karakterit mekanik, fizik, biologjik dhe/ose alergjik.
• Në faktorët mekanikë, vendin kryesor e zë në pluhurat që merren gjatë frymëmarrjes, kur kafshët lëvizin në rrugë me pluhur ose kur hanë ushqime të thata që kanë pluhur.
• Në faktorët fizikë, përfshihen të ftohtit, korrentet e ajrit, lagështia në stalla, pirja e ujit të ftohtë, etj.
• Në faktorët biologjikë, përfshihen bakteret, viruset, myqet, etj.
Shenjat klinike janë: rritja e temperaturës, e cila zakonisht shoqërohet me shfaqjen e kollës, që në fillim është e shkurtër, e thatë, e dhembshme, dhe që kafsha e shfaq me shtrirje të qafës dhe ulje të saj. Më pas, kolla bëhet e lëngshme dhe e butë, pas 2-3 ditëve të shfaqjes së kollës kafsha ka rrjedhje nga hundët.