Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bruceloza te kafshët. - Bujqesia.eu

Bruceloza te kafshët.

0

Bruceloza është sëmundje infektive ngjitëse dhe me zhvillim kronik, që shkakton dështim edhe pasojat janë vaginite, metrite dhe shterpësi. Kjo është një zoonozë, dhe njerëzit e marrin sëmundjen duke u shërbyer kafshëve me brucelozë ose duke pirë qumështin e tyre. Nga kjo sëmundje preken gjedhët, dhentë, dhitë, derrat dhe njerëzit. Shkaktarë të sëmundjes janë bakteret e grupit brucela.

brucelioza
Burimet e infeksionit janë kafshët e sëmura sidomos në kohën e dështimit, të cilat me anë të lëngjeve placentare dhe cipave të frutit nxjerrin një sasi të madhe mikrobesh duke përlyer stallën, shtresat, ushqimet, ujin, etj. Burim tjetër janë lopët që e mbartin sëmundjen në formën latente të saj. Këto kafshë i nxjerrin bacilët me anë të qumështit. Të tillë janë harçat dhe demat me procese në gjëndrat e farës që përhapin bacilin në kohën e ndërzimit natyror.
Po ashtu janë produktet blegtorale si qumështi dhe nën produktet e tij, sidomos për brezin e ri të kafshëve dhe njeriun.

Shenjat klinike

Në shumë raste sëmundja zhvillohet në formë të fshehtë dhe pa ethe. Në gjedhë shenja kryesore është dështimi që ndodh në muajin 5-të dhe të 7-të të mbarsmërisë. Para dështimit dhe pas lindjeve normale vërejmë ënjtje dhe skuqje të buzëve të vulvës dhe të vaginës, rrjedhje të një lëngu të murrmë ose të kuq në të verdhë, pa erë dhe si jargë, fryrje të gjirit, pakësim të qumështit kur lopa është në laktacion. Pas dështimit vërejmë metrite që shoqërohen me rrjedhje lëngu të kuq, të errët dhe me erë të keqe.

Diagnoza

Vendoset në bazë të shenjave klinike, analizave bakteriologjike, provave alergjike dhe provave serologjike. Prova alergjike bazohet në përdorimin e alergjenit brucelinë, që shërben për gjurmimin e sëmundjes në dhe ne dhi. Injektimi i brucelinës bëhet në qepallën e poshtme të njërit sy, me dozën 0.5 ml dhe kontrolli bëhet pas 48-72 orësh. Prova serologjike kryhet duke marrë kampione gjaku nga gjedhi që dyshohet dhe dërgohen në laborator për sëmundjen e brucelozës.

Masat profilaktike

Mbrojtja e ekonomive të shëndosha nga infeksioni. Luftimi i sëmundjes në ekonomitë e prekura. Rritja e pastër e të vegjëlve. Mbrojtja e njeriut nga sëmundja e brucelozës.
Për parandalimin e sëmundjes së brucelozës përdoret vaksina me shtamin B-19. Vaksinohen kafshët e moshës së re në gjedhe dhen, para pjekurisë seksuale. Imuniteti zgjat 1vit.
Bruceloza te njeriu. Njeriu infektohet më shumë nga bruceloza e dhenve dhe e dhive, dhe më rrallë nga bruceloza e gjedhit dhe e derrave. Sëmundja te njeriu ka zhvillim të fshehtë, me temperaturë të lartë për një kohë të gjatë, me dhembje të kyçeve dhe ënjtje të tyre, djersë, kollitje, shenja nervore, etj. Diagnoza bëhet me anë të gjakut dhe të urinës. Për të mbrojtur njeriun nga bruceloza, duhet ta ziejmë qumështin, të kripim djathin, gjalpin dhe të dezinfektojmë duart gjatë ndërhyrjeve në pjellje.