Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Buallicat -faktet themelore per to. - Bujqesia.eu

Buallicat -faktet themelore per to.

0

BUALLICA14

Hyrje :
Më parë ato ishin kudo në pejsazhin e vendit tonë. Kishte aq shumë shprehje , barcoleta , fjalë të urta për to. Ato ishin pjesë të identitit të këtij rajoni.
Ndërkaq sot mund ta kalosh tërë Ballkanin dhe të mos hasësh në asnjë. Ato janë dëbuar edhe nga librat shkencore dhe shkollorë , madje edhe studentët e Blegtorisë dhe Veterinarisë nuk kanë më mundësi të mësojnë as edhe më të voglën informatë për to. Të rinjtë ato mund ti shohin vetëm në filma të vjetër apo në fotografitë e gjyshërve të tyre.
Por si duket nostalgjia për to ende rron. Dëshmi ishte edhe interesimi mahnitës i cili shpërtheu për artikullin e thjeshtë dhe të shkurtër mbi një fermë të buallicave në një fshat të Drenicës.
Prandaj , me mjaft mund , arritëm të gjejmë disa fakte themelore për këto kafshë të vjetra , por sot të rralla , dhe të bëjmë një prezentim të shkurtër të tyre- për shumë lexues aq të interesuar për to.
Nëse dikush prej jush , lexues tanë të vëmendshëm , mund të na
sigurojë ndonjë artikull më të gjatë për to , ne jemi shumë të gatshëm që ta botojmë atë menjehërë.
Po dëshmohet se buallicat janë shumë më të popullarizuara se sa që kemi menduar!
POPULLATA e buallicave shkon deri në 130 milionë krerë dhe prodhimtaria e tyre mbulon rreth 10% të prodhimtarisë botërore të qumështit dhe rreth 12% të prodhimtarisë të mishit. Mirëpo nga gjithë ky numër I madh i kafshëve , duhet përmendur se më shumë se 95% e tyre rritet në shtetet e Azisë ( Indi, Kinë , Pakistan). Në shtet e Evropës Juglindore numri i tyre tani është i papërfillshëm , vetëm disa qindra copë brenda tërë një shteti.
Mendohet se në Ballkan ata kanë mbërrirë gjatë Mesjetës nga Azia , në kohën e luftërave të Kryqëzatave. Ato arritën të adaptohen në klimën më të ftohtë të Ballkanit dhe u bënë kafshë shtëpiake të këtij rajoni. Buallicat e Ballkanit janë buallica të tipit Mesdhetar.
Dukja dhe veçoritë e buallicave :
Këto janë kafshë të mëdha , lartësia e tyre deri në shpatull është rreth 125 centimetra për femrat dhe 135 centimetra për mashkuj. Masa trupore (pesha ) e tyre mund të shkojë deri në 550 kg për buallica dhe 600-700 tek buajt. Ngjyra është e zezë , rrallëherë me lara të bardha. Koka është e ngushtë , brinjtë të fortë dhe të lakuar lartë.
Këto kafshë arrijnë zhvillim të vonshëm , femrat arrijnë periudhën e pjellorisë kur arrijnë moshën nga 2 deri 2.5 vite kurse mashkujt edhe më vonë. Gjithashtu këto kafshë nuk mund të kryqëzohen me gjedhet tjera shtëpiake.
Jeta e tyre mesatare sillet prej 20 deri në 25 vite. Periudha e graviditetit ( mbarsmërisë , barrës) zgjat nga 300 deri 320 ditë , kurse viçat pas lindjes peshojnë deri në 40 kilogram.
PRODHIMTARIA E BUALLICAVE
Prodhimtaria e qumështit gjatë laktacionit mund të shkojë më shumti deri në 1000 litra. Qumështi i buallicave përmban një sasi të madhe të yndyrës , 7.5-8 %.
Qumështi i bullicave ka një shijë pak më ndryshe , ka më pak kolesterol , por më shumë yndyrë , më shumë proteina dhe më shumë vitamina A dhe B12.
Pra , nëse krahasohën me racat e fisnikëruara të gjedheve , prodhimtaria e mishit dhe e qumështit tek buallicat është shumë më e vogël , mirëpo shija dhe konzistenca e qumështit dhe e mishit të kësaj kafshe është mjaft e veçantë.
Përparësi tjetër e rritjes të buallicave është ajo se ato janë të përshtatshme për tu ruajtur në kullota të lagështa dhe moçalike ku cilësia e barit është mjaft e ultë. Pikërisht kjo veçori fiziologjike e buallicave i bën këto kafshë të përshtatshme të kultivohen nëpër terrenet ku mbajtja e gjedheve më të fisnikëruara është e pamundur.