Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 BUALLICAT PO ZHDUKEN! - Bujqesia.eu

BUALLICAT PO ZHDUKEN!

0

Buallicat-po-zhduken

Buallicat janë kafshë, të cilat dita ditës po zhdukën, pasi numri i fermerëve që mbajnë këto kafshë është duke u ulur gjithnjë e më shumë. E në vendin tonë janë vetëm pak fermer në disa rajone që vazhdojnë të mbajnë buallica. E për të shtuar numrin e buallicave në vend, Ministria e Bujqësisë, që nga viti 2011 vazhdon të mbështes mbarështuesit e buallicave përmes pagesave direkte.
Njëri ndër fermerët që mbanë buallica është Nuhi Gashi nga fshati Bratotin i komunës së Rahovecit, i cili tregon se marrjen me blegtori e kanë traditë familjare, e po ashtu edhe mbajtjen e buallicave. Gashi thotë edhe pse me vështirësi të shumta po ia arrin që të ketë edhe fitime nga mbajtja e buallicave. Ky fermer thotë se aktualisht ka 6 krerë buallica, për të cilat thekson se është i kënaqur me to.
“Po nga buallicat marrë qumështin, shesë gjizë e po ashtu edhe tlyri i buallicës shitet me një vlerë të madhe në treg, ku 1 kilogramë tlyni buallicës shitet nga 20 deri në 25 euro, kurse gjiza ka një çmim dukshëm më të ulët prej 1.50 euro për kilogram”, tha Gashi. Ai tregon se ka shitje të mjaftueshme të produkteve që nxjerrë nga qumështi i buallicave të tij.
“Po ka shitje dhe jam mjaft i kënaqur, pasi që tlyrin e shesë nga shtëpia, ku të interesuarit vijnë e kërkojnë, ndërsa gjizën e shesë në Gjakovë”, thotë fermeri Nuhi Gashi. Ai tregon se nuk është përkrahur nga askush derisa me forca vetanake e ka vazhduar mbajtjen ebuallicave. “Po kam plane për t’i rritur krerët e buallicave pasi puna po ecën mirë. Mjete financiare vet nuk kam vetëmnëse na ofron përkrahje Qeveria e Kosovës apo Komuna e Rahovecit”, thekson ai.
Ky fermer tregon se është më vështirë të mbahen buallicat se sa lopët, por përkundër kësaj ai thekson se do të vazhdoj t’i mbajë, pasi nga to siguron edhe të ardhura për familjen.
Arsim Memaj nga Ministria e Bujqësisë, tregon se buallica është kafshë blegtorale me një numër relativisht të vogël vetëm në disa nga ekonomitë familjare të vendit. Sipas tyre, përgjithësisht numri i krerëve është relativisht i vogël edhe në shtetet e regjionit dhe të gjitha shtetet tani më kanë programe të veçanta për ruajtjen e sajë.
“Sipas të dhënave zoologjike në vendin tonë evidente është raca e Buallicës Ballkanike. Të gjitha shtetet e regjionit aplikojnë programe të veçanta për ruajtjen e buallicës si resurs gjenetik duke përjashtuar çdo arsyeshmëri ekonomike sepse është kategori e kafshëve blegtorale në zhdukje e sipër”, thonë Memaj.
Ai tregon se sipas dhënave me të cilat disponon Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregtisë (DPBT) në vendin tonë buallica mbarështohet vetëm në 34 ekonomi familjare dhe numri i përgjithshëm i buallicave arrin në mbi 500 krerë.
Gjithnjë sipas të dhënave, Memaj tregon se vetëm 24 ekonomi familjare kanë potencial të mirëmbajnë popullacionin aktual të buallicës sepse kanë nga 4 e më shumë krerë të të dy gjinive dhe gjeneratën e re.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, nga viti 2011 ka vazhduar të mbështes mbarështuesit e buallicave, përmes pagesave direkte në vlerë prej 50 euro për krerë.