Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Buburreci i patates - ky dëmtues i rrezikshëm - Bujqesia.eu

Buburreci i patates – ky dëmtues i rrezikshëm

0

Ështe dëmtuesi më i rrezikshëm i patates. Ai shfaq dy deri tre brezni në vit. Dëmtimet më të mëdha të buburecit vijnë nga larvat dhe më pak nga insekti i rritur.

Për luftimin e buburecit zbatohen masa mekanike që konsistojnë në mbledhjen e insekteve të rritur me dorë në fillim të majit dhe asgjesimi i tyre me metoda të ndryshme, por më efikase është lufta me preparate kimike e cila fillon me shfaqjen e fazës së larvës.

Preparatet që përdoren për luftimin e buburecit janë: Confidor 0,5 litra/ha, Karate 0.05-0.07 %; Decise 0.1%; Kalipso me doze 0.002%. Gjatë vegjetacionit në bazë te shkallës së prekjes kryhen dy deri tre trajtime.

Për një hektar me patate përdoret 400-600 litra solucion në varësi të zhvillimit të masës mbitokësore. Afidet e patates.

Mbi bimën e patates zhvillohen shumë specie te afideve.

Dëmtimet qe ata shkaktojnë mbi bimën e patates duke thithur lëngun e bimës nuk janë aq shqetësuese sa janë dëmtimet që ata shkaktojnë në menyrë indirekte në prodhim sepse ata janë përhapësit kryesorë të sëmundjeve virale të patates.

Afidet zhvillohen mirë në temperaturën 15-17˚C.Për luftimin e afideve përdoren preparatet e ndryshme kimike si Aktelik 50 C me doze 1-2 litra preparat per ha, Ultracid me doze 0.75-1.5 litra për ha; Deciz 0.2-0.3%., Confidor 0,5 litra/ha etj.

Pjesa mbitokësore e patates preket dhe nga tenja, larvat e të cilës dëmtojnë gjethet, kërcellin, por dëmet më serioze shkaktohen kur preken tuberat.