Bujqësia dhe energjia diellore

0

diellore

Energjia diellore dhe bujqësia janë një kombinim i suksesshëm. Energjia diellore mund të përdoret përgjithmonë, si zëvendësues për lëndët e tjera djegëse, madje edhe mund të shitet. Zbatimet apo aplikimet e mundshme janë të shumta, ndërsa me atë rast mund edhe të kursehen para, rritet pavarësia dhe zvogëlohen ndikimet negative ndaj mjedisit. Kjo energji e ripërtëritshme u jep vlerë të shtuar prodhimeve bujqësore.

Energjia diellore i zvogëlon dhe i ul llogaritë e energjisë elektrike dhe ato të energjisë termike. Kolektorët (apo mbledhësit-grum- bulluesit e energjisë) termik ( të nxehtësisë) diellor mund të përdoren për tharjen e prodhimeve bujqësore, për ngrohjen e objekteve dhe vendeve ku qëndron apo gjendet bagëtia, ngrohjen e shtëpive, oranzherive dhe kështu me radhë. Sistemet diellore për ngrohjen e ujit, sigurojnë ujë të ngrohtë për nevojat e fermave blegtorale, për amvisëritë, për përpunimin e prodhimeve bujqësore, etj.

Sistemet fotovoltaike (që punojnë me energjinë e akumuluar apo tensionin e akumuluar nga drita-dielli) mund të kënaqin dhe plotësojnë një pjesë të nevojave të energjisë elektrike në bujqësi, si, për shembull, për pompimin e ujit (nxjerrjen e ujit me pompa), për ndriçim, për gardhet elektrike etj. Lloji i zbatueshëm apo i përdorshëm i sistemit diellor varet nga forma e energjisë së nevojshme për teknologjinë konkrete.

Gjithashtu, duhet të sigurohet edhe shfrytëzim maksimal i ndriçimit natyror gjatë ndërtimit dhe meremetimit (renovimit) të objekteve ndërtimore bujqësore.

Teknologjitë bujqësore po ndryshojnë me shpejtësi. Makinat bujqësore, ndërtesat dhe pajisjet e prodhimit po përmirësohen vazhdimisht. Na nevojiten burime energjike më të lira dhe më të mira për punë më efikase dhe të pandërprerë.

Këto burime të energjisë janë të pastërta, të sigurta dhe ekologjike.