Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bujqësia në Ferizaj mbështetet me rreth 500 mijë euro këtë vit. - Bujqesia.eu

Bujqësia në Ferizaj mbështetet me rreth 500 mijë euro këtë vit.

0

Ferizaj

Bujqësia edhe për këtë vit mbetet një ndër prioritet kryesore të qeverisjes lokale të Ferizajt. Bazuar në planifikimet e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, gjatë këtij viti në këtë fushë të ekonomisë do të investohen afërsisht gjysmë milioni euro, në projektet nga subvencionet dhe ato me donatorë.

Zyrtarë të kësaj drejtorie kanë bërë të ditur se aranzheria, blegtoria, pemtaria, lavërtaria, ujitja dhe mbrojtja e bimëve do të jenë në prioritet të këtij sektori. Drejtori Xhemajl Reçica, gjatë një bisede për kosovapress, ka thënë se krahasuar me vitin e kaluar investimet për këtë vit do të rriten për 40%.

“Qëllimi ynë është që këtë vit të rrisim fondin e subvencioneve me qëllim të jetësimit të disa projekteve me rëndësi për fermerët. Synojmë që përmes përkrahjes materiale, përmes investimeve në këta sektorë të bujqësisë të krijojmë kushte për hapjen e vendeve të reja të punës. Ky sektor mundet të rigjeneroj vende të reja pune por duhet që këto mjete te orientohen tek ata fermerë të cilët e kanë përkushtimin mu marr me bujqësi”, ka thënë Reçica.

Duke analizuar fondin investiv, drejtori Reçica ka thënë se projeksionet buxhetore kanë paraparë një shumë prej 314 mijë eurove si të planifikuara, mirëpo kur kësaj i shtohet edhe partcipimi i fermerëve në projekte, shuma arrin kuotën e 400 mijë eurove.

“Edhe këtë vit do të ketë subvencione në aranzheri apo lehë të nxehta, sistemin e ujitjes, me ngritjen e punishteve me mjedër, ndërsa prioritet do të jetë edhe blegtoria”, ka shpjeguar Reçica, i cili me këtë rast ka përmendur edhe një risi sa i përket jetësimit të një projekti në fushën e blegtorisë.

“Jemi në kontakt me organizatën ish-IFER-i, e cila në të kaluarën ka vepruar në Kosovë, e tash është bërë organizatë vendore. Kemi premtime që kjo organizatë do të na përkrahë me 100 mijë euro. Kur kësaj i shtojmë edhe shumën buxhetore prej 130 mijë eurove, atëherë për fondin blegtorial do ta kemi një shumë për sigurimin e 200 lopëve qumështore për fermerë”, ka nënvizuar drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Xhemajl Reçica.

Për më tepër, vlen të theksohet se Rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, drejtorit Reçica i ka ndarë një mirënjohje për kontributin e tij në mbrojtjen e pyjeve. Ai thotë se kjo mirënjohje është një plus i madh për një angazhim edhe më të fuqishëm në fushën e bujqësisë dhe pylltarisë.

Në kuadër të prioriteteve të kësaj Drejtorie, është edhe sektori i pylltarisë. Drejtori Reçica ka thënë se sikurse gjatë vitit të kaluar edhe këtë vit do të ketë angazhime të fuqishme në ruajtjen e pyjeve të komunës si dhe në ripyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura.

“Gjatë vitit të kaluar kemi krijuar një standard të fuqishëm të mbrojtjes së pyjeve. Kemi arrit që ta stopojmë në masë të lartë dëmtimin e pyjeve falë një pune dhe një angazhim të të gjithëve. Do të vazhdojmë edhe këtë vit ngase konsiderojmë se pyjet janë aset natyror i yni dhe se nuk guxojnë të shkartohen pa kontroll”, ka thënë ai.

Zyrtarë të kësaj drejtorie kanë bërë të ditur se bora e cila ka mbuluar sipërfaqet e mbjella me grurë nuk paraqet asnjë rrezik për zhvillimin e kësaj kulture, bile sipas tyre është mbrojtësi më i mirë nga ngricat që po mbizotërojnë gjatë kësaj sezone.