Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bujqësia në Kosovë përkrahet nga BE-ja - Bujqesia.eu

Bujqësia në Kosovë përkrahet nga BE-ja

0

IMG_6073-690x440

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku ka nënshkruar Marrëveshjen Financiare vjetore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA).

Në emër të Bashkimit Evropian, kjo Marrëveshje është nënshkruar nga drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Jean-Eric Paquet. Mbështetja financiare e këtij Programi në total është 66.050.000 euro.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Integrimeve, nën programin vjetor të veprimit të IPA-s për Kosovën, do të mbështeten sektorët në vijim: Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, Energjia, Konkurrueshmëria dhe Inovacioni, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Projektet e parapara të mbështeten me këtë Program, do të fillojnë së zbatuari në fillim të vitit 2016.