Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bujqësia në rritje, tregtia në rënie - Bujqesia.eu

Bujqësia në rritje, tregtia në rënie

0

Banka_e_Shqipërisë

Performanca e aktiviteteve të bujqësisë, gjuetisë, pyjeve dhe peshkimit rezultoi lehtësisht më e përmirësuar gjatë këtij viti, ndryshe nga tregtia që shënoi rënie. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e shtuar nga bujqësia dhe peshkimi u rrit me 3.0%, përkundrejt zgjerimit vjetor me 2.5% gjatë tremujorit të parë. Si rezultat, kontributi i sektorit në rritjen vjetore të PBB-së llogaritet i rritur në 0.8 pikë përqindje. Në ecurinë e ekonomisë për tremujorin e dytë spikatin zhvillimet negative të shënuara në sektorin e shërbimeve. Niveli i ulët i kërkesës së brendshme vijoi të ndikojë prodhimin e degëve të shërbimeve, por me një intensitet më të lartë në këtë tremujor. Vlera e shtuar e gjeneruar nga shërbimet ra me 2.1% në terma vjetorë gjatë tremujorit të dytë. Të gjitha degët e sektorit të shërbimeve u tkurrën, por kontributin më të madh negativ në rënien vjetore të vlerës së shtuar të sektorit e dha aktiviteti tregtar. Vlera e shtuar në degën e tregtisë regjistroi një rënie vjetore me 3.3% në tremujorin në analizë, nga tkurrja me 1.4% e shënuar në tremujorin e mëparshëm.