Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bujqësia organike zvogëlon ndikimin negativ në mjedis - Bujqesia.eu

Bujqësia organike zvogëlon ndikimin negativ në mjedis

0

orgKrahas shumë masave përkrahëse, në vitet e ardhshme Ministria e Bujqësisë do të kontribuojë edhe në menaxhimin e pasurive natyrore dhe në zvogëlimin e ndikimit negativ mjedisor të bujqësisë. Në kuadër të programit të saj, përkrahje do të gjejnë edhe fermerët që merren me bujqësinë organike, me planet menaxhuese të tokave dhe të ushqyeshmërisë, si dhe me kullotjen verore në kullosat malore.
Përfitues të kësaj përkrahje do të jenë bujqit, grupet e bujqve dhe menaxherët tjerë të tokave, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilët bëjnë zotime agromjedisore për së paku pesë vitet e fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, tregon se synim i kësaj mase është menaxhimi i qëndrueshëm i tokës, zvogëlimi i përdorimit të plehrave dhe pesticideve në tokën bujqësore dhe rritja e sipërfaqevedhe fermave të menaxhuara sipas standardeve të bujqësisë organike. “Objektiv i përgjithshëm i masës agromjedisore është të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore dhe në zvogëlimin e ndikimit negativ mjedisor të bujqësisë. Në kuadër të saj, ne kemi zgjedhur tëpërkrahimnë masë më të madhe bujqësinë organike në sektorin e perimeve, kultivimin e mollës dhe bimët mjekuese”, tha Behramaj.

Ndërsa, në kuadër tëpërkrahjes për planet menaxhuese të tokave dhe ushqyeshmërisë, ai tregoi se kjo masë do të gjejë zbatim në rajonin e Prizrenit dhe Gjilanit, derisa përkrahja për kullotat verore në kullosat malore, do të gjejë zbatim në Parkun Nacional “Sharr”, ku zonat e mbrojtura përzgjidhen sipas rëndësisë së tokës me kullosë.

Ndryshe, për të përfituar në kuadër të masës agromjedisore, personat fizik apo juridik, duhet të jenë të regjistruar në Sistemin e Thjeshtësuar për Identifikimin e Ngastrave të Tokës – sLPIS dhe duhet të sigurohen që të përmbushin kërkesat minimale për operacionet në fermë të shprehur si sipërfaqe minimale e tokës.

Ndërsa, përfitues në kuadër të nënmasës për bujqësinë organike, do të jenë bujqit, grupet e bujqve dhe menaxherët tjerë të tokave, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që veprojnë në sektorin e perimtarisë, pemëtarisë ose vreshtarisë dhe bimët mjekuese, por që domosdo duhet të jenë të çertifikuara si veprimtari organike apo të jenë në fazën e konvertimit dhe së paku duhet të kenë 0.10 hektarë të mbjellë me këto kultura organike./Telegrafi/