Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bukë gruri apo thekre - Bujqesia.eu

Bukë gruri apo thekre

0

20140101231228343577

Gruri dhe thekra janë drithëra të cilat përdoren për pjekje sepse ato përmbajne gluten, një proteinë që shkakton fryrjen e bukes. Kokrrat e tyre përbëhen nga 3 pjesë nga krundet, endosperma e cila është brenda farës dhe embrioni që është pjesa më e thellë, këto përmbehen nga vitamina B, proteina, minerale dhe yndyrna të shëndetshme.

Tek thekra është e vështirë për t’i ndarë këto tre pjesë sa shpeshherë ajo mbetet e tërë, ndryshe nga ushqimet e rafinuara të tilla si mielli ,makaronat , buka e bardhe ku krundet dhe embrioni janë hequr. Pa krunde dhe embrion, rreth 25 për qind e proteinave të grurit është e humbur, së bashku me të 17 veti ushqyese kyçe.

Gjate perpunimit embrioni dhe krundet mbeten tek thekra dhe ajo ruan vetitë e saj ushqyese të cilat përfshijnë fibra, proteina, kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, mangan, vitaminë B-1, acid folik, Thiamin, niacin dhe antioksidantë. Këto veti ushqyese ndihmojnë për të ulur kolesterolin së bashku me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerin dhe diabetin. Thekra përmban pak yndyrë është gjithashtu e varfër me gluten në krahasim me bukën e bardhe. Në mënyrë domethënëse, thekra ofron një profil të plotë amino acidi.

Gruri gjithashtu ofron karbohidrate komplekse dhe vitamina e minerale. Ajo është një proteinë jo e plotë, ndërsa përmban të gjitha amino acidet esenciale, ajo nuk i përmban ato në sasi të mjaftueshme për nje ushqim të mirë. Niveli i sheqerit ne gjak Per shkak se shumica e fibrave jane hequr nga kokrrat e përpunuara,ushqimet e rafinuara si buka e bardhë mund të krijojë një rritje të glukozes në gjak dhe te alarmoje pankreasin per clirim te insulines.

Shumë insuline mund të bëjë uljen e sheqerit në gjak me shpejtësi e cila sjell shumë probleme shëndetsore sic është diabeti i tipit 2. Kokrrat më pak të përpunuar siç është thekra mbajë një nivel të mirë të sheqerit në gjak dhe te insulinës për një djegie efikase të yndyrës, ajo redukton inflamacionet duke ulur rrezikun e diabetit dhe yndyrave ne gjak.

Buka thekrës është e pasur me fibra te cilat kane aftësinë për tu lidhur me toksina dhe për të ndihmuar largimin e tyre nga trupi. Fibrat, shumica e të cilave janë larguar nga kokrrat e përpunuara si buka e bardhë, kontribuojnë për të ulur kolesterolin, sjellin pak yndyrë në abdomen dhe rreth organeve të tretjes.

Buka thekrës ndihmon lehtësimin e kapsllikut, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Nutrition”. Fibrat që gjenden në thekër përmirësojnë lëvizjen e zorrëve tek meshkujt e moshes mesatare qe jane mbi peshë. Përmbajtja e lartë e fibrave ne theker kontribuon per te ulur urine ,gje qe do te thote me pak kalori.

Nëse konsumohet ne mëngjes, buka thekres mund të ulë urinë si para ashtu dhe pas drekës në krahasim me bukën e grurit, sipas një studimi, pjesëmarrësit të cilët kishin ngrënë buke gruri ishin të uritur në fillim të pasdites ndërsa ata që kishin ngrene bukë thekre nuk kishin patur uri deri pasdreke. Me mire buka e thekrës të përgatitet vet se furrat e bukës e përziejnë me të bardhë.