Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Çaj shtogu për lehtësimin e ftohjes dhe gripit. - Bujqesia.eu

Çaj shtogu për lehtësimin e ftohjes dhe gripit.

0

qaj shtogu

Simptomat e gripit dhe të ftohjes mund të lehtësohen edhe me produkte natyrale dhe në mesin e tyre edhe me çaj shtogu.
Shtogu është një nga pak bimët mjekuese që ndihmon jo vetëm në lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit, por që shkurton edhe kohëzgjatjen e tyre.
Studimet kanë treguar se simptomat e personave që vuajnë nga gripi ishin shkurtuar për katër ditë te pacientët të cilën kishin përdorur shtog.
Hulumtuesit besojnë se efekti i shtogut në trajtimin e simptomave të ftohjes dhe gripit u vishet antioksiduesve të veçantë që përmban kjo bimë. Ato ulin inflamacionin dhe stimulojnë sistemin imun.

Shtogu mund të përdoret në formë të çajit të luleve ose shurupit të nxjerrë nga frutat e bimës. Ju mund ta përdorni atë tre deri në katër herë në ditë.
Kur është fjala te frutat e shtogut, gjithmonë duhet të keni kujdes të mblidhni ato pasi të jenë të pjekura mirë, pasi frutat e papjekur mund të jenë helmuese. Po ashtu, para përdorimit frutat duhet të gatuhen ose zihen në bazë të udhëzimeve.