Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Çaji i hithrave është i mire për shëndet. - Bujqesia.eu

Çaji i hithrave është i mire për shëndet.

0

hithri

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se sa është e rëndësishme për shëndetin bima e hithit.

Hithi është lloj i bimës shëruese, nuk është i ndjeshëm në temperaturat e larta dhe të ulëta dhe motin e keq, prandaj është shumë i përhapur. Nuk është kërkues, por ka nevojë për lagështi, për ç’arsye nuk rritet në vendet e thata. Rrënja rritet deri në 150 centimetra, ndërsa rritet gjatë tërë vitit.

Gjethet e tij janë të gjelbra dhe pas kontaktit me këtë bimë shfaqet djegia dhe skuqja në lëkurë.

Qysh moti hithrat përdoren si ilaç natyral. Qëllimi kryesor i tij ka qenë shërimi i dhimbjeve reumatike dhe mavijosjeve. Përveç se për qëllime shëruese sot është efikas edhe në produktet ushqyese. Një nga ato sigurisht që është çaji i hithit, burimi i shumë nutrientëve të rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Duke iu falënderuar sasisë së madhe të mineraleve që i përmban, çaji nga hithrat ndihmon në largimin e baktereve dhe materieve negative nga organizmi ynë. Kjo nënkupton që me ndihmën e mineraleve, trupi ynë më lehtë shpërbën lëngjet e konsumuara me ushqimin që kemi ngrënë.

Kalciumi është minerali më i rëndësishëm në çajin e hithrave, ndërsa ndihmon te shëndeti i eshtrave dhe dhëmbëve. Më i nevojshëm është te fëmijët,eshtrat dhe nyjat e të cilëve zhvillohen ende. Çaji është efikas tek dhimbjet e forta e të pakëndshme të kokës, dhe migrena, sepse relakson muskujt. Për të njëjtën arsye përdoret edhe tek ngërçet e forta menstruale dhe çrregullimet tretëse.

Çaji i hithrave pastron enët e gjakut në organizëm dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Nëse jeni të sëmurë nga anemia ose çrregullimet e sistemit të qarkullimit të gjakut duhet ta konsumoni rregullisht. Rrit numrin e qelizave të gjakut, ka efekt pozitiv në pankreas dhe enët e gjakut, për ç’arsye redukton rrezikun nga diabeti. Ulë nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Çaji është lehtë të gjendet, gjendet në të gjitha shitoret dhe nuk kushton shumë. Përgatitja e tij është e thjeshtë. Në ujin e nxehtë duhet të vendosni një lugë çaji derisa të vlojë. Pastaj duhet të mbuloni çajin dhe të prisni tre deri pesë minuta. Nëse është në pyetje qesja e filtrit, ajo pas tre minutave nxirret ndërsa çaji është i gatshëm për t’u shërbyer.