Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Celeri i pasur me plot vitamina - Bujqesia.eu

Celeri i pasur me plot vitamina

0
Celeri
Celeri i njohur me emrin latin (lat. Apium graveolens L. ), e cila është e familjes së njëjtë me majdanozin, është një bimë e njohur edhe me emrin selin, dhe është bimë barishtore shëruese që gjendet në zonat bregdetare të Evropës veriore. Prejardhja e saj është nga Evropa jugore. Rritet në zona gropë dhe kallamishte dhe mund të rritet deri në një metër.

Kjo bimë qelë lule me ngjyrë krem. Përdorimi i selinos daton qysh prej kohërave të lashta. Selinoja është mjafët e njohur në qytetërimin e lashtë grek. Në mbetjet arkeologjike në ishullin Samos janë hasur në mbetjet e selinos. Homeri në ‘Iliadën’ e tij bën fjalë për kuajt që hanin selino të egra që rriteshin në kallamishte në afërsi të Trojës. Homeri edhe në veprën e tij të dytë Odiseja, ka vargje në të cilat flet për selinon e egër. Celeri është një bimë shumë e preferuar në Evropë dhe Amerikë. Ajo zë vend të rëndësishëm në kuzhinën franceze dhe atë amerikane më gjegjësisht në kuzhinën e Luisianës.

Celeri është një perime që konsumohet dhe përgatitet në mënyra të ndryshme si ajo me vaj të ullirit, selino të mbushur, sallatë dhe supë. Fletët e selinos përdoren gjatë përgatitjes së turshive për shkak të aromës së mirë që kanë. Celeri kineze dhe ajo orientale që kanë një shije më të theksuar përdoren për fërgesa në vajra të përziera dhe në supa.

Farat e selinos në kuzhinat botërore përdoren edhe si erëza. Farat e celerit përzihen me kripë të kuzhinës dhe përdoret si kripa e celerit. Në kuzhinën amerikane kjo përzierje përdoret pothuajse në çdo gjellë, por kjo kripë zakonisht i shtohet sandviçëve të njohur amerikan “hot-dog”. Nëse duhet që të zbatoni një program të dietës atëherë edhe ju mund të provoni të përdorni kripën e selinos. Ndërsa nëse fletët e selinos i thani në një vend pa diell të ajrosur mirë, atëherë ato mund ti shtypni në formë pluhuri. Ky pluhur mandej përdoret për ti shtuar shijen gjellëve.

Nëse shikojmë nga ana e vlerave ushqyese e fletëve të celerit atëherë mund të themi se ato janë të pasura me kalori, proteina, karbohidrate, fibër, fosfor, kalcium, hekur, natrium, kalium, vitamina A, B1, B2, B3, B6, me acid folik, përmbajnë edhe vitamina C dhe E.

Celeri nuk përmban kolesterol ndërsa përmban vetëm pak yndyrë. Ndërsa në rrënjën e selinos në përqindje të ndryshme gjenden proteinat, karbohidratet, natriumi dhe kaliumi. Mund të themi se është një bimë shumë ushqyese. Personat të cilët kuptuan se kërcelli, fletët dhe rrënja e selinos janë një depo e vërtet e vitaminave dhe mineraleve mundohen që ta konsumojnë sa më shumë.

Ekspertët janë duke bërë fjalë me lëvdata për selinon dhe dobitë e tij për shëndetit e njeriut. Celeri fillimisht forcon stomakun dhe shton oreksin. Vë në funksion gjëndrat mbi veshkë dhe parandalon lodhjen psikike. Është vërtetuar se selinoja është e dobishme edhe për mëlçi dhe veshkë, ndihmon në qitjen e ujit të tepërt nga organizmi dhe në qitjen e gurëve dhe rërës prej veshkave.

Gjithashtu është e dobishme edhe për shërimin e puqurave dhe ndihmon që fytyra të merr një pamje natyrale. Njëkohësisht është edhe një perime të cilën personat që kanë probleme me peshë mund ta përdorin me lehtësi.
Mënyra më e mirë për të kompensuar nevojën për ujë është konsumi i ujit të celerit. Ky ujë në të njëjtën kohë zvogëlon stresin, është i dobishëm për pagjumësi dhe parandalon dhimbjet e kokës. Ndërkaq uji i celerit është i mirë për të përmbushur nevojën për ëmbëlsirë për persona të cilët bëjnë dietë.
Dihet se selinoja rregullon funksionimin e sistemit të tretjes dhe të veshkave dhe posaçërisht forcon stomakun. Për të përfituar nga dobitë e selinos duhet që rregullisht ta konsumojmë. Krahas gjellës së celerit atë mund ta konsumojmë edhe si çaj. Marrim 1-2 lugë të farave të selinos dhe i qesim në një gotë të cilën e mbushim me ujë dhe e lëmë të qëndroj për 10-15 minuta. Këtë çaj mund ta përdorim tre herë në ditë.