Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Çenoga dikur qytet i njohur i kësaj ane, sot një lagje e vogël fshati - Bujqesia.eu

Çenoga dikur qytet i njohur i kësaj ane, sot një lagje e vogël fshati

0

 

MIcigani

Shkruan:Milazim F. KADRIU

Çenoga është lagje e fshatit Pakashticë të Podujevës dhe është rreth dy kilometra në veriperëndim të fshatit. Është territor me një lartësi mbidetare rreth 1000 metra. Është vend malor dhe ka pak tokë bujqësore,kurse mbi te qëndron Shkëmbi (Kërshi) i Grahotit që ka një lartësi 50-60 metra,por sipas legjendës thuhet se ky shkëmb ka qenë në një lartësi mbidetare 1535 metra por që është thyer në kohën kur është rrafshuar qyteti i Çenogës.

Sipas gojëdhënave të përcjella prej kohësh, thuhet e ky vendbanim është shumë i vjetër dhe se dikur ka qenë qytet. Madje flitet se ka qenë qytet shumë i zhvilluar për atë kohë. Mirëpo ka ndodhur shkatërrimi i tij deh nuk ka mbetur asgjë nga ai. Sot nuk kemi gjurmë të një qyteti në Çenogë, pra vetë gojëdhëna na e vërteton këtë,ndërsa gjurmime nuk janë bërë. Shkatërrimi i gjithë asaj na shtyn të mendojmë se në atë kohë në këtë vend ka shpërthyer ndonjë vullkan që ka shkatërruar çdo gjë dhe nuk ka lënë gjurmë të qytetit të Çenogës që kaherë është folur me bindje të plotë se aty ka qenë qyteti i cili ka pasur lidhej edhe me qytet tjera të kësaj ane.

Sipas Haxhi Ibrahim Aliu (90 vjeçar), nga Pakashtica (tash i ndjerë )të parët që erdhën dhe u vendosën në fshatin Çenogë ishin një familje e Pollomve dhe familja Bujaku. Pollomët u shpërngulën nga këtu ndërsa pasardhësit e bujakve jetojnë edhe sot në Çenogë. Ata erdhën nga fshati Bujak që tash gjendet në Serbi dhe sipas vendlindjes së tyre e kanë ruajtur mbiemrin. Nga aty u dëbuan me dhunë. Këtë e pohon edhe Sejdi Bujaku (67 vjeçar) i cili tregon se të parët e tyre kanë treguar se nga fshati Bujak janë ndjekur si shumë familje tjera shqiptare dhe janë vendosur në Pakashticë dhe pas një kohe janë dalë në lagjen Çenogë.

Haxhi Ibrahim Aliu thotë se për Çenogën prej se ai mban mend ka dëgjuar se ka qenë qytet dhe se në atë vend ka qenë një shkëmb i lartë kurse afër tij një liqe. Nga liqeni ka dal një ka dhe çdo herë i ka vra qet tjerë. Barinjtë kanë treguar dhe një ditë kanë vendosur që kaut të tyre t’ia vejnë brirët e hekurt që ta mund kaun liqenit. Dhe kështu ka ndodhur posa ka dal kau i liqenit nga uji kanë filluar dyluftimin dhe kau me brirë të hekurt e ka shpërthyer kaun e liqenit i cili ka ra në ujë dhe ka lëshuar një ulërimë të madhe deh uji është bërë me gjak. Nga shkëmbi aty afër është dëgjuar një zë që si është përcjellur në gojëdhëna ka mallkuar atë vend. Po atë natë ka ndodhur një shpërthim ku shkëmbi është rrënuar dhe ka zhduk çdo gjë që ka qenë aty. Gurët e shkëmbit janë shpërndarë gjithandej,madje thuhet se në fshatin Dumnicë që ka një largësi vijë ajrore rreth 10 km dy gurë të mdhenjë që kanë ra në atë kohë e që janë edhe sot. Afër këtij shkëmbi ka përplot gurë të vegjël që shumë njerëz nga shuam fshatra të Llapit më pas i kanë përdorur për ndërtim. Edhe Sejdi Bujaku thotë se të parët e tyre i kanë treguar se Çenoga ka qenë një qytet i zhvilluar në atë kohë dhe se në këtë pjesë dendësia e shtëpive ka qenë aq e madhe sa që flitet se macja ka ecur për pullaze të shtëpive nga Çenoga deri në Podujevë,diku mbi 15 km. Ndërsa shkëmbi që quhet “Kërshi i Grahotit” ka qenë aq i lartë që kush ka hipur në maje të tij i ka parë njerëzit duke shëtitur në Mitrovicë. Vlen të ceket se kodra që gjendet mbi këtë shkëmb ka lartasin mbi detare mbi 1535 metra e që do të thotë se ky shkëmb ka qenë e dhe më i lartë

Se ka qenë apo s’ka qenë Çenoga qytet është përmendur edhe në studime dhe shkrime të ndryshme .kështu Gani Mehmeti në monografinë Pakashtica (Albona) e përmend Çenogën si qytet por duke u referuar në burime të ndryshme. Mehmeti cek se nuk dihet saktësisht se kur ka qenë koha kur Çenoga ishte qytet. Por,si thotë ai sipas legjendës ka ndodhur në kohën e Gjenerizit apo Gjenevizit. Koha e Gjenevizit është identifikuar me kohën sundimit romak. Në këtë studim monografik Mehemti e përmend se Çenoga epet me disa emra si Çanuzi, Kanuni, Çenuzi, Kenuni,që më vonë është deshifruar me emrin Çenogë që njihet dhe sot. Mehmeti thotë se në fakt, sot nuk kemi gjurmë të një qyteti në Çenogë, pra vetë gojëdhëna na e vërteton këtë, po edhe dy toponime që neve na e vërtetojnë gojëdhënën. Emërvendi Gurdeq vjenë nga fjala shqipe Gur dhe deq ( për ne e pakuptimtë) por që do të thotë gërmadhë dhe që duhet të ketë kuptimin e rrethojës ose të gardhit, që sot i përgjigjet fortifikata e bërë me gurë. Përveç kësaj, pak mbi Gurdeq, vendi që kufizohet me Kaçanollin, që njëherësh është edhe maja më e lartë e kësaj ane, Otërg, që vjen nga fjala e shqipes Treg. Këto dy emërvende dhe gojëdhëna na japin elemente të mjaftueshme për të vërtetuar se ka qenë një qytet i vjetër, pra me emrin Çenogë.

Mirëpo edhe pas këtij shkatërrimi, Çenoga nuk mbeti e pabanuar, sërish u vendosën banorë në të dhe vazhduan jetën e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.