Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Çfarë duhet të keni parasysh për kujdesin e luleve në vjeshtë dhe në dimër - Bujqesia.eu

Çfarë duhet të keni parasysh për kujdesin e luleve në vjeshtë dhe në dimër

0

lulet e vjeshtess

Gjatë vjeshtës është mirë që të përdorni ushqyes për bimët në mënyrë të vazhdueshme (1 herë në 3 ujitje).
Nga mesi i vjeshtës, në varësi të ambientit duhet ulur sasia e ujitjes.
Nga mesi i tetorit është periudha më e mirë për të mbjellë bulba, si p.sh. tulipanët.
Këshillohet të blini lule sezonale për këtë periudhë.
Nga fundi i tetorit është e këshillueshme që të futen brenda bimët e ambientit të brendshëm nëse i keni nxjerrë jashtë.Dita fillon e zvogëlohet dhe dielli nuk është më i fortë. Mund t’i lini lulet në diell gjatë kësaj periudhe, edhe ato që gjatë verës i keni vendosur në hije.

Ja çfarë duhet të keni parasysh për kujdesin e luleve në dimër:

Të kini kujdes bimët që nuk e durojnë të ftohtin.
Mos i vendosi lulet afër kaloriferëve.
Lulet e ambienteve të brendshëm të mos prekin xhamat e dritareve.
Gjatë periudhës së ngricave nuk përdorim ushqyes apo plehra të ndryshëm tek bimët e ambientit të jashtëm.
Vetëm tek bimët e ambienteve të brendshëm përdoren ushqyes të lëngshëm.
Kujdes tek pjatat e vazove mos lini ujë se ka rrezik të ngrijë dhe dëmton lulen.
Kujdes i veçantë tek gardenia dhe bughainvillea, ngricat i dëmtojnë.
Është mirë që lulet e ambienteve të brendshëm të spërkaten me ujë sepse në dimër ajri brenda në shtëpi është i thatë si pasojë e ngrohjes që përdorim.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëni ujitje në darkë gjatë periudhës së dimrit.