Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Cilësia e ajrit që kërkohet në serra - Bujqesia.eu

Cilësia e ajrit që kërkohet në serra

0

 

serratRritja dhe zhvillimi i perimeve është i mundshëm vetëm nëse kemi mjedis kualitativ të ajrit, para se gjithash prani të dioksidit të karbonit dhe të oksigjenit. Ajri zakonisht përmban 0,03% CO2 që i përgjigjet sasisë 500g/m3. Në dritë optimale dhe temperaturë optimale përbërja e Co është 0,1-0,2% Në këto kushte perimet zhvillohen herët dhe kanë rendiment më të lartë. Kështu, sallata është e gatshme për 2-4 javë më herët, tek domatja rritet rendimenti për 15-20%, kurse tek trangujt rendimenti është për 3-4 kg/m2.
Përmbajtja e CO në sera të plastikës rregullohet me ajrosje (futjen e ajrit të freskët0 dhe nga toka. Duke plehëruar mirë, posaçërisht me pleh organik, rritet aktiviteti mikrobiologjik dhe lirohet CO2 (deri 75 g/m). Kjo është e rëndësishme sepse nën kushte optimale bimët e rritura të trangullit dhe domateve brenda ditës mund të marrin 30 – 50 g/m2 CO2. Në mungesë të CO2, bëhet gasifikimiGasifikimi (më së shpeshti me aparat specifik) bëhet në kohë me diell gjatë paradites (nga ora 10-14. Objekti mbyllet dhe temperatura duhet të jetë për 2 gradë me e lartë se temperatura optimale për llojin përkatës të perimeve. Efekti i gasifikimit zgjatet deri në orën 16, kur bëhet një ajrosje e shkurtër.

Përkundër efektit të lartë të përmbajtjes së lartë të O2 gjatë ditës gjatë kohës së fotosintezës, përmbajtja e lartë natën ose në dritë të dobët, siç është dimrit, sjell dëmtimin e gjetheve dhe të bimës në përgjithësi. Oksigjeni është i domosdoshëm për frymëmarrje të bimëve. Posaçërisht është i nevojshëm për rrënjën dhe për rrënjën dhe për mugullim. Nevojat më të mëdha për oksigjen i kanë rrënjët e bimëve që rriten shpejt – trangulli, pjepri, shalqiri. Për përmirësimin dhe krijimin e kushteve të ajrit për tokën, aplikohen masa të ndryshme të përmirësimit (futjen e substrakteve të lehta, të masës organike etj). Nga gazra të tjera në hapësira të mbyllura ka amoniak, SO2, etilen dhe më rrallë ozon. Ndikimi negativ i amoniakut paraqitet nëse mbillet menjëherë pas futjes së plehut nga stallat, posaçërisht plehut të shpezëve.

Paraqiten lëndime në gjethet e poshtme të bimëve. Dioksidi i squfurit dëmton bimët (gjethet zbardhen dhe thahen) edhe nE koncentrim deri 0,01%. Koncentrim i lartë i SO2 paraqitet gjatë djegies direkte të gazit industrial ose si rezultat i ndotjes së ajrit. Gjatë djegies me ndihmën e kaloriferit në të cilën digjet gazi, mund të paraqitet etileni dhe monoksidi i karbonit. Atëherë bima ndalon rritjen, gjethet bëhet të vrazhda dhe fekondimi është i dobët. Etileni është produkt i pjekjes së domates, pjeprit dhe specit dhe është i papërshtatshëm për sallat dhe tranguj, të cilët shpejt shkatërrohen.

Përbërje e mirë e ajrit në serrë arrihet duke aplikuar masa të rregullta agroteknike duke ajrosur objektin.