Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Çka han më shumë kosovarët? - Bujqesia.eu

Çka han më shumë kosovarët?

0

kosovares

Dy kilogramë speca në ditë i han kosovarët. Ushqimi i banorëve të Kosovës në mëngjes, drekë, e darkë përmban speca.

Një familje kosovare me 5-6 anëtarë përafërsisht konsumon brenda një viti rreth 500 kilogramë speca.

Kurse specat janë një nga perimet që si ushqim përdoret edhe gjatë dimrit që po ashtu janë pjesë e sofrës së kosovarëve si ushqim i konservuar i njohur në gjuhën popullore “turshi”.

Speci është produkti që më së shumti është shitur gjatë sezonës së verës dhe po vazhdon të shitet në tregun e Kosovës. Specat kanë qenë një nga perimet më të preferuara dhe që edhe këtë vit kanë shkuar “flakë”, thonë prodhuesit dhe shitësit.

Sapo fillon pranvera dhe specat ofrohen për shitje në treg nga serat, ndonëse me një çmim më të lartë pasi tregu i Kosovës furnizohet nga jashtë, sidomos mëngjesi i kosovarëve shoqërohet gjithmonë me ta.

Jetmir Krasniqi, i cili me vite shet perime pranë tregut në lagjen Ulpiana, thotë se nga perimet më së shumti shitet speci.

“ Specat t quajtur somborkë shkojnë në periudhën sezonale tre muaj dhe ofrohen si prodhim vendor, që është lloji i specit që më së shumti preferohet nga të gjitha perimet, pra atë e preferojnë më shumë”, thotë ai për “Zëri”.

Sipas Krasniqit çdo konsumator që vjen dhe blen perime apo pemë në tezgën e tij nuk shkon pa marrë dhe speca. “Secili që vjen merre diçka, por dhe speca.

Kosovarët më shumë hanë speca” thotë ai . Ai thotë se speci fillon të shitet pas qepës së re, sallatës, trangujve që ofrohen herët në pranverë.

“Speci del më vonë dhe kur fillon të shitet gjithmonë me spec shkojmë. Një familje në ditë i blen 2 kg speca, pa 2 kg në sofër nuk ulet. Për turshi 100 kg është mesatarja për pesë anëtar që marrin”, thotë Krasniqi.

Ardita Kastrati është një nga kultivueset e specit, e cila thotë se edhe kjo verë ka treguar se nga frutat dhe perimet, kosovarët kanë preferuar specin. Speci i kuq, i verdhe, i shkurtër me mish ose speci i vogël djegës janë pjese përbërëse e çdo kuzhine, transmeton “Zeri.info”.

Ndryshe shkencëtarisht është vërtetuar se speci përmban vitaminën A, E, C, B. Përbërësit e tij në organizmin njerëzor veprojnë si antidepresive, antiseptike, diuretike dhe afrodiziake të fuqishëm.

Speci ndihmon ne largimin dhe sherimin e avitaminozes, alergjive, anemise, astmes, arterosklerozes, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotencës, rënies së flokëve, osteoporozes, urinimit te vështirë, reumatizmit, verbërinë e pleqërisë, hemorroideve.