Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Çrregullimet fiziologjike të specit në fruta(Pjesa e dytë) - Bujqesia.eu

Çrregullimet fiziologjike të specit në fruta(Pjesa e dytë)

0

specat kalbezim

Kalbezimi i majes se frutave ne spec.
Në rastet e shfaqjes së kalbëzimit të majës së frutave, fillimisht duhet të sigurohemi për mjaftushmërinë e kalciumit në tokë dhe më pas të vlerësohet edhe niveli i pranisë së disa elementëve të tjerë, si psh magnezi, të cilët në doza të larta nuk lejojnë absorbimin e kalciumit nga bimët, për shkak të antagonizmit që ekziston midis tyre. Fenomeni i kalbëzimit të majës së frutave mund të parandalohet nëse arrihet që në serë të mbahet një mjedis aktiv që u lejon bimëve të transpirojnë me intensitet të lartë. Ndër masat për parandalimin apo kufizimin e dëmtimeve mund te përmenden; furnizimi uniform i tokës me ujë si dhe shmangia e përdorimit te dozave te larta të plehrave azotike. Nëse dëmtimet vazhdojnë rekomandohet të aplikohen trajtime gjethore me kripëra të kalciumit me doze 400 ppm. Në rastet e përdorimit të plehrave organik, ata duhet te përmbyset ne vjeshte (sa me herët qe te jete e mundur) për të lejuar dekompozimin e plotë të masës organike përpara mbjelljes së bimëve.
Djegia nga dielli. Ndodh gjate muajve te verës kur bimët ekspozohen direkt ne rrezet e forta te diellit. Simptomat e djegies nga dielli janë te ngjashme me ato te kalbëzimit te majës dhe manifestohen me me një zone nekrotike ose të zbardhur mbi frut, ne anën e ekspozuar ndaj diellit, zakonisht atij te pasdites.

Djegia e frutave nga dielli.

Dëmtimi është pasojë e kombinimit të temperaturave të larta me intensitetin e lartë të ndriçimit. Dëmtimi është i shpejtë, mjafton një ekspozim prej 10 minutash, kur temperatura e indeve arrin në 50 0C, por dëmtimet shfaqen që në temperaturën 38-40 0C, nëse koha e ekspozimit arrin 12 orë. Dëmtimi i indeve shkaktohet nga veprimi i kombinuar i efektit direkt të temperaturës së lartë dhe të radikaleve të lira që krijohen nga veprimi i dritës mbi klorofilën e frutit në kushtet e temperaturave të larta. Djegia diellore kërkon domosdoshmërisht praninë e klorofilës në indet e frutave dhe të dritës. Nxehja e frutave në errësirë shkakton squlljen e tyre, por pa çngjyrosje të indeve që është karakteristike e djegies diellore. Dëmtimet nga djegia diellore shfaqen në fazën kur frutat kanë arritur pjekjen tregtare (frutat janë rritur plotësisht, por kanë ende ngjyrë të gjelbër), në momentin e shndërrimit të ngjyrës nga e gjelbër në të kuqe. Frutat që nuk kanë arritur fazën e pjekjes tregtare, apo kanë arritur pjekjen botanike (kanë fituar ngjyrën e kuqe) janë më pak të ndjeshëm ndaj djegies diellore.
Për parandalimin e djegies diellore kujdes i duhet kushtuar sigurimit të një mbulese të vazhdueshme gjethore për te hijezuar frutat. Frutat duhen te mbahen nen hijen e gjetheve apo te rrjetave artificiale. Ndërkohë, seleksionerët punojnë për krijimin e kultivarëve që janë më pak të predispozuar karshi dëmtimeve nga djegia diellore dhe që formojnë një masë më të madhe gjethore. Këto masa janë më të rëndësishme për kultivarët me fruta të mëdhenj, por për fat të keq ato shoqërohen me rritje të shkallës së rrëzimit të frutave nga streset e ndryshme.
Një tjetër mundësi për të zvogëluar dëmtimet nga djegia diellore është krijimi i kultivarëve që në pjekjen tregtare kanë ngjyrë të verdhë dhe jo të gjelbër. Fruta të tillë nxehen më pak dhe ndërkohë prania e lartë e koretonoideve tek ata i bën më të qëndrueshëm karshi dëmtimeve nga foto-oksidimi./ Keshilluesi Bujqesor