Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Çrregullimet fiziologjike të specit në fruta(Pjesa e parë) - Bujqesia.eu

Çrregullimet fiziologjike të specit në fruta(Pjesa e parë)

0

specat kalbezim

Agjentët që mund të shkaktojnë sëmundje dhe dëmtime në spec, mund të jenë me natyrë organike (biotike), ose inorganike (abiotike). Ndër agjentët biotikë përfshihen kërpudhat, bakteriet, viruset, insektet dhe nematodat, ndërsa ndër agjentët abiotikë mund të përmenden; nivelet ekstreme të temperaturës, lagështisë, dritës, elementëve të ndryshëm ushqyes, pH, ndotëve të ajrit dhe pesticideve.

Për rritjen optimale të specit është e domosdoshme të sigurohen temperatura optimale të rritjes, përmbajtje e mjaftueshme e elementëve ushqyes dhe ujit dhe të vendosen e ruhen raportet e dëshiruara midis faktorëve të ndryshëm. Mungesa, ose teprica e faktorëve të ndryshëm, apo raportet e pafavorshme midis tyre janë shkaktarë të çrregullimeve me natyrë abiotike që janë të shumta në bimë. Më poshtë përshkruhen cregullimet më të shpeshta që ndeshen në frutat e specit.

Fruta të dështuar. Shpesh një numër i madh frutash rrëzohen brenda javës së parë të formimit të tyre. Kjo lidhet me “mos gatishmërinë” e bimës për te mbajtur frutat. Një mundësi është që bima është akoma shume vegjetative dhe ka nevoje te nxitet për tu bere me gjenerative duke rritur temperaturën mesatare 24 oreshe të ajrit. Një tjetër mundësi është që bima të jetë shumë gjenerative dhe i rrezon frutat e rinj pasi ka ngarkese shume te madhe. Ne këtë rast do të ishte e dobishme të ulej temperatura mesatare e ajrit me 1 apo 2 0C për t’i nxitur bimët drejte vegjetacionit.

Deformimet e frutit. Shumica e problemeve me formën e frutave kanë te beje me temperatura jo te favorshme gjate lulëzimit. Këto pengojnë polenizimin normal të luleve dhe i japin shkas formimit të frutave partenokarpikë. Zakonisht çrregullime të kësaj natyre shfaqen kur temperatura e ajrit bie nen 140C për periudha disa ditore. Frutat partenokarpikë manifestojnë gjithashtu peshë dhe përmasa më ta vogla, krahasuar me frutat normalë dhe ndërkohë kanë vlerë të ulët tregtare. Disa insekte, tripset në mënyrë të veçantë, shkaktojnë gjithashtu deformime te frutit. Këto ushqehen duke shpuar frutat kur ato janë ende shume te vegjël dhe për pasojë shkaktojnë deformimin e frutave për shkak të rritjes me shpejtësi më të vogël të frutit në atë pjesë ku ka ndodhur shpimi prej insekteve. Dëmtime të kësaj natyre janë më të dallueshme tek kultivarët me fruta të gjatë.
Fruta te deformuar.
Çarja e frutave. Plasaritje te holla ne lëkure qe vijnë duke u trashur, formohen kur lageshtia relative ne sere shkon mbi 85%. Çarja e frutave ndodh si rezultat i presionit te larte të ujit në bimë, kur temperaturat e ajrit të natës janë te freskëta ndërsa temperaturat e substratit në zonën e rrënjëve janë te larta. Për të parandaluar këtë fenomen është e rëndësishme gjithashtu te mos ujitet në orët e vona të pasdites. Gjithsesi, shkaqet e çarjes së frutave janë të shumta dhe komplekse. Më gjerësisht ky fenomen është shpjeguar në artikullin që bën fjalë për carjen e frutave të domates.
Fruta te plasaritur.
Fruta qe arrijne madhesine por jo ngjyren normale. Fruta që arrijnë madhësinë, por jo ngjyrën normale të kultivarit. Kjo mendohet te jete e lidhur me temperaturat e ulta mesatare të ajrit gjate 24 orëve. Problemi mund te korrigjohet duke rritur temperaturën mesatare te 24 orëve.

Renia e parakoheshme e frutave. Frutat rrëzohen ndërkohë që arrijnë madhësinë e pjekjes por nuk kanë fituar ende ngjyrën karakteristike të kultivarit. Ky problem mendohet të shkaktohet nga mungesa e borit në substrat dhe prandaj mund të korrigjohet nëpërmjet trajtimeve specifike me kripëra të borit.

Fruta që mbeten të vegjël, ndonëse kanë fituar ngjyrën karakteristike të kultivarit. Fenomeni shfaqet me praninë e një numri të madh frutash, të cilët mbeten me përmasa të vogla, ndonëse fitojnë ngjyrën karakteristike të kultivarit në pjekje. Këto janë simptoma karakteristike të faktit që bima është shumë gjenerative. Këto bimë drejtojnë pjesën më të madhe të asimilateve për krijimin dhe rritjen e frutave, ndërkohë që konsumojnë pak asimilate për krijimin e sipërfaqes së nevojshme gjethore. Bimë të tilla kane gjithashtu ndërnyje te shkurtra, gjethe të vogla dhe rritje të vonuar. Ajo qe duhet bërë është te ulet temperatura e natës me 1 apo 2 0C ne mënyre qe bima te behet me vegjetative.

Kalbezimi i majes se frutit. Kalbëzimi i majës vjen si pasoje e mungesës se kalciumit, ose pakësimit të intensitetit të transferimit të tij drejt frutit. Dëmtimet mund të shfaqen kur intensiteti i transpirimit nga bimët është i ulet ose kur sasia e ujit në dispozicion të bimëve është e pamjaftueshme. Një fenomen i tillë mund të shkaktohet nga lëkundjet e lagështisë ne toke ( tokë e thate apo e mbingopur me ujë), doze e larte e plehrave azotike, dëmtime të rrënjëve gjate kultivimit, etj. Ne kushtet e një konduktiviteti te larte elektrik ne zonën e sistemit rrënjor të bimëve zvogëlohet sasia e ujit të absorbuar nga bimët dhe në këtë mënyrë rritet shkalla e dëmtimit të frutave. Mungesa e kalciumit në tokë e rrit shumë mundësinë e shfaqjes së problemit, por mundet që fenomeni i kalbëzimit të majës së frutave të shfaqet edhe nëse rezervat e kalciumit në zonën e sistemit rrënjor të bimëve të jenë mëse të mjaftueshme. Fenomeni shfaqet ne maje ose ne anët e frutit. Ky çrregullim fillimisht shfaqet ne frut si një zone e lagur nga uji. Indet pranë majës se frutit çngjyrosen duke u bere si te kafejta. Njollat vijnë duke u zmadhuar dhe marrin ngjyre kafe ne te zeze, te thata dhe lëkurore. Indet e çngjyrosura tkurren derisa zona e prekur behet e rrafshet ose e lugët. Gjatësia e njollave varion nga 0.5 cm deri ne 8 cm. Frutat e prekura nga kalbëzimi i majës zakonisht piqen para kohe. Është e zakonshme qe mbi këto fruta si dhe brenda tyre te rriten kërpudha, por sidoqoftë nuk janë ato shkaktaret fillestare te problemit.