Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Çrregullimet në pjepër! - Bujqesia.eu

Çrregullimet në pjepër!

0

pjepri

Vyshkja e menjehershme fiziologjike e bimeve te pjeprit.

Studime të tjera e lidhin këtë sëmundje me tepricën e plehrave azotike gjatë plehërimeve plotësuese, dozat e larta të plehut të shpendëve në plehërimet bazë, apo edhe me praninë e shtresave të papërshkueshme në tokë.

Tharja fiziologjike e pjeprit.

Është sëmundje karakteristike e pjeprit, që shkakton nekroza shumë karakteristike dhe tharje të gjetheve. Megjithëse shkaqet nuk janë të njohura mirë, besohet që ajo të ketë të bëjë me një prishje të përkohshme të balancës të sipërfaqes gjethore dhe numrit të frutave me përmasat e sistemit rrënjor. Midis faktorëve që favorizojnë këtë çrregullim mund të përmenden;

Faktorë që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e sistemit rrënjor, si p.sh, moti i ftohtë dhe/ose tokë e ftohtë dhe e lagësht gjatë mbjelljes, ose në javët e para pas saj.
Faktorë të lidhur me shërbimet agroteknike, si p.sh, krasitjet e rënda në bimë. Kultivarët me rritje të kufizuar vegjetative janë më të prirur drejt këtij çrregullimi.
Korrigjimi i këtyre çrregullimeve bazohet në sigurimin e kushteve optimale të kultivimit dhe në mënjanimin e faktorëve që u përmenden më sipër.

Tharja fiziologjike e gjetheve te pjeprit.

Rrëzimi i frutave. Zverdhja dhe rrëzimi i frutave të porsaformuar është fenomen që vërehet shpesh në kushtet kur numri i frutave të formuar në bimë është më i madh se sa mundësitë e bimëve për ti ushqyer ato. Tek pjepri bima është e prirur të furnizojë me përparësi frutat më të rritur, duke ndërprerë ndërkohë rritjen e frutave të rinj, apo formimin e frutave të tjerë. Për këtë arsye bimët që frutifikojnë shumë herët dhe pranë bazës së bimëve, kanë rritje vegjetative të kufizuar dhe zakonisht një numër më të vogël frutash.

Edemat.

Në kushte e lagështisë së lartë në mjedisin e kultivimit në gjethe dhe fruta shfaqen njolla karakteristike të njohura si edema. Në gjethe fillimisht shfaqen në pjesën e sipërme të tyre në formën e pikëzave të vogla, të cilat më pas kanë tendencë të nekrotizohen, ndërkohë që në pjesën e poshtme të gjetheve kanë pamjen e “ishujve” që ndërtojnë qelizat e dëmtuara. Simptomat janë të ngjashme edhe në fruta. Ishuj të formuar nga qeliza epidermale të frutit të shpenzuar me ujë pësojnë fryrje të lehta dhe marrin pamje vajore. Më vonë këto zona pësojnë çarje të lehta. Gjithsesi, dëmtimet janë sipërfaqësore dhe dëmtojnë vetëm pamjen e jashtme të frutave.

Numri i lartë i luleve mashkullore në bimë.

Në kushte të caktuara, ende të panjohura mirë, në bimët e pjeprit shfaqet një numër shumë i madh I lules mashkullore, të cilat formojnë buqeta në ndërnyjet e kërcellit kryesor. Ky është një fenomen kalimtar fiziologjik, nuk është i dëmshëm për bimët dhe si rregull nuk ka rëndësi ekonomike.

Numer i madh i luleve mashkullore ne pjeper.

Prania e grumbullimeve të polenit. Gjatë punës, bletë që vizitojnë me shumicë lulet e pjeprit, shpesh grumbullojnë sasi të mëdha poleni në formën e peletave. Nëse ndodh që ato të bien mbi gjethet, ose frutat krijojnë pikëza të vogla në sipërfaqe të tyre. Të tilla simptoma janë zakonisht krejt të padëmshme për bimët.

Grumbullime poleni ne gjethet e pjeprit.

Vendvendosje e madhe dhe e tapëzuar e lules në frut. Kjo është një sëmundje joparazitare që shfaqet me frekuencë të ndryshme. Është pak e përhapur në kultivarët monoikë të tipit Charante, të cilët karakterizohen nga vendndodhje e vogël e lules, por mund të shkaktojë humbje të mëdha tek kultivarët andromonoikë. Çrregullimet shfaqen kryesisht në mbjelljet e hershme në mjedise të mbrojtura, në kushte të papërshtatshme, sidomos kur temperaturat zbresin shumë gjatë lulëzimit dhe formimit të frutave.

Qelqezimi i frutave te pjeprit.

Sëmundja mund të kufizohet nëpërmjet masave që vijojnë;
mbjelljeve në kushte të përshtatshme dhe e jo në toka të lagëta dhe të ftohta.
trajtimeve me kripëra të kalciumit, menjëherë sapo shfaqen lulet e para mashkullore, nëse përmbajtja e tij në ujin e ujitjes është më e vogël se 150 gr/litër.
rregullimin e dozave të ujit në përputhje me stadet e rritjes dhe kushtet metereologjike; sigurimi i sasive të bollshme uji në fazën e fillimit të pjekjes së frutave, dhe zvogëlimi i sasisë së ujit një javë para pjekjes, ose kur moti është i vrenjtur.

Çarja e frutave.

Fenomeni është tërësisht fiziologjik dhe jo plotësisht i shpjegueshëm. Megjithatë, duket që ka të bëjë me furnizimin e frutave me asimilate dhe në mënyrë të veçantë me ujë. Bimët në të cilat një periudhë e zgjatur pa ujë, shoqërohet me ujitje me doza të larta janë më të prirura drejt këtij fenomeni Lidhur me këtë problem ka diferenca të mëdha midis kultivarëve, prandaj rekomandohet të shmangen kultivarët e ndjeshëm ndaj plasaritjes dhe të praktikohen ujitje të kujdesshme, dmth, ujitje të shpeshta me doza të vogla uji./Keshilluesi Bujqesor/