Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Çrregullimet në shalqin -Fillimi - Bujqesia.eu

Çrregullimet në shalqin -Fillimi

0

shalqiniÇrregullimet fiziologjike apo sëmundjet jo infektive janë fenomene të shpeshta në prodhimin e shalqinit. Në shumë raste në shfaqjen e çrregullimeve të ndryshme janë të përfshirë një kompleks faktorësh, apo shkaku i vërtetë i tyre nuk është mundur të identifikohet ende. Për këto arsye, simptomat e çrregullimeve fiziologjike keqkuptohen, ose keqinterpretohen si fenomene të shkaktuara nga patogjenë bimorë (kërpudha, baktere, etj) dhe për rrjedhojë edhe rekomandimet e dhëna për korrigjimin e tyre shpesh janë të gabuara

Rrëzimi i frutave. Zverdhja dhe rrëzimi i frutave të porsaformuar është fenomen që vërehet edhe tek shalqini në kushtet kur numri i frutave të formuar në bimë është më i madh se sa mundësitë e bimëve për ti ushqyer ato. Edhe për shalqinin bima është e prirur të furnizojë me përparësi frutat më të rritur, duke ndërprerë ndërkohë rritjen e frutave të rinj, apo formimin e frutave të tjerë. Ky fenomen është më i theksuar në kultvarët diploidë. Mungesa e farave në frutat e kultivarëve triploidë u jep këtyre të fundit mundësinë të vazhdojnë rritjen e lastarëve dhe formimin e frutave të rinj për një kohë më të gjatë.

Zgavrimi i frutave. Ky fenomen karakterizohet nga segmentimi i pjesëve të brendshme të frutit dhe krijimi për pasojë i një zgavre në qendër të frutit, në fazën e pjekjes së plotë të tij. Fenomeni është më i shpeshtë në frutat e parë të formuar në bimë dhe vjen si rezultat i tepricës së plehrave azotike, dozave të larta të ujit, lëkundjeve të temperaturës dhe i vonesës në vjeljen e frutave. Dëmtimet janë më të mëdha në rastet kur intensiteti i rritjes së frutave është i lartë dhe kur lëkura e frutave zgjerohet me ritme më të shpejta se sa rritja e pjesës qendrore të frutit. Ndër masat që mund të merren për të minimizuar këtë fenomen mund të konsiderohen;

përzgjedhja e kultivarëve të qëndrueshëm,
aplikimi i të gjitha masave agroteknike që moderojnë intensitetin e rritjes dhe të madhësisë përfundimtare të frutave (përcaktimi i dendësisë optimale të frutave, aplikimi i dozave të kontrolluara të plehrave azotike, ujitjet periodike me doza të vogla uji dhe vjeljet në kohë të frutave).

Ka raste kur shfrytëzimi i fidanëve të shartuar është shoqëruar me rritje të numrit të frutave që shfaqin këtë fenomen. Një rast i tillë duket të ndodhë atëherë kur kultivarë të hershëm shartohen mbi nënshartesa me rritje të fuqishme vegjetative.

Zgavrimi i frutave te shalqinit.
Qelqëzimi i frutave. Karakteristike e qelqëzimit të frutave tek shalqini është krijimi i zonave të caktuara në frut me pamje qelqore të tulit. Tuli shpejt squllet dhe çliron aromat karakteristike të fermentimit alkoolik. Faktorët më kryesorë që favorizojnë këtë çrregullim janë;

Kushte të ndryshueshme klimatike dhe tokësore, bimë me rritje të kufizuar, bimë të mbjella në toka të ftohta dhe që nuk sigurojnë kushte normale për zhvillimin e sistemit rrënjor.

Mungesë e kalciumit në tokë, ose ujitje me doza të larta në momentin e rritjes përfundimtare, ose të pjekjes së frutit.
Ndërhyrjet për kufizimin e dëmtimeve duhet të konsistojnë në eleminimin e problemeve të mësipërme.

Qelqezimi i frutave te shalqinit.
Çarja e frutave. Është një fenomen që vërehet shpesh në parcelat e mbjella me shalqin. Fenomeni është tërësisht fiziologjik dhe jo plotësisht i shpjegueshëm. Megjithatë, duket që ka të bëjë me furnizimin e frutave me asimilate dhe në mënyrë të veçantë me ujë. Bimët në të cilat një periudhë e zgjatur pa ujë, shoqërohet me ujitje me doza të larta janë më të predispozuara. Për këtë arsye është e domosdoshme të praktikohen ujitje të shpeshta, por gjithmonë me doza të vogla uji, pasi fruta e formuar kanë arritur madhësinë e një topi tenisi.

Deformimi i frutave. Çrregullimet e formës karakteristike të frutave të kultivarit mund të shkaktohen nga pamjaftueshmëria e furnizimit të bimëve me ujë, ose nga pamjaftueshmëria e asimilateve për rritjen e frutave. Normalisht një bimë shalqini nuk mund të rrisë normalisht më shumë se dy fruta njëherësh. Në të kundërt, frutat më të rinj mund të karakterizohen nga deformime të ndryshme. Deformimi i frutave mund të shkaktohet edhe nga polenizimi i pamjaftueshëm. Karakteristikë në këtë rast është pamja e qafës së shishes në pjesën ku fruti lidhet me bimën.

-Vazhdon-