Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dardha, pemë e shijshme (I) - Bujqesia.eu

Dardha, pemë e shijshme (I)

0

20130815144435822577

Dardha (Pyruscommunis) i takon llojit të bimëve drusore  të familjes Rosaceae, frytet e të cilës  përdoren për  ushqim të njerëzve. Lloje të kësaj peme rriten në vise të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Druri ka lartësi mesatare  ( 10 – 17 m) është gjeth rënëse, me gjethe të thjeshta dhe të rreshtuara në mënyrë të njëpasnjëshme (në gjatësi prej 2 – 12 cm.), fryti ka formë të rrumbullakët,  apo në formë huinke, ndonjë lloje tjetër në formë elipse me një shtresë epidermisi (tek llojet  Sect. Pyrus) dhe shumë shtresa epidermisi (tek lloojetSect Pashia) dhe shpesh me  sklereidime ( qeliza gurore) që më së shumti ka  te llojet e vjetra të darsave.

Lloji Taksonom ndahet në dy seksione:

Dardhat “e egra” Pyrus mund të bëhen hibride ngjashëm me llojet e tjera tek nënfamiljet e mollëve (Maloideae), por areali natyror i këtyre llojeve nuk përputhet,  kështu që  paraqitja e hibridizimit është penguar. Pas zgjerimit  neolit të bujqësisë, njerëzit fillojnë zbutjen e kësaj bime të egër. Ekzistojnë dy emërtime  për dardhën vendore  Pyruscommunis (evropiane) dhe Pyruspyrifolia (Lindje e Largët).

Si ka lindë dardha?

Dardha ka një histori interesante. Dardhat e para të kultivuara janë paraqitur  500 vjet para erës së re dhe origjinën e kishin nga  Azia Perëndimore. Në viset tona për dardha dihet 300o vjet. Madje Dardania e vjetër, në territorin e së cilës jetojmë sot neve shqiptarët e Kosovës, sipas mendimit të historianëve ka marrë emrin  në bazë të asaj se këtu kultivoheshin lloj të ndryshme të dardhave, kështu që Dardania njihej atëherë si prodhuese e madhe e dardhave.

Sido dhe çfarëdo të jetë origjina e dardhës, është e sigurt se  gjatë kohës përbërja e dardhës ka ndryshuar shumë. Brendësi e dardhës, deri në shekullin e 18-të nuk ishte e lëngshme dhe e butë siç është sot. Gjendja e sotme e dardhës është pasojë e  kultivimit të kësaj bime dhe e përzierjes me lloje të tjera të pemëve. Sot numri më i madh i plantazheve ku kultivohen dardhat janë në Kinë, Itali SHBA.

Edhe në vendin tonë dardha kultivohet në mënyrë bashkëkohore nëpër plantazhe, por dardha kultivohet edhe nëpër oborre të shtëpive, kështu që ka shumë shtëpi që në oborrin e tyre kanë se paku një trup dardhe. Dardha nuk konsumohet vetëm si pemë e njomë, por ajo përdoret në industrinë ushqimore për përpunimin e lëngjeve, komploteve,  xhemit etj.

Dardha më e përhapur tek neve është dardha e ashtuquajtur dimërore. Ky lloje dardhe  asnjëherë nuk piqet dhe në degë mbetet deri në fund të tetorit. Kur në varësi nga kushtet klimatike, dhe vendoset në vende të terura ku ajo piqet dhe kështu mund të konsumohet gati gjatë tërë dimrit.

Nga dardha bëhet një raki cilësore. Përveç rakisë, dardhat shfrytëzohen edhe  për përgatitjen e komploteve, lëngjeve, xhemit dhe si shtesë për ëmbëlsira të ndryshme dhe torta.

Dardhat e ëmbla, të lëngshme dhe të shumtën e herës të buta dikur janë quajtur “dhuratë e Zotit”. Ekzistojnë lloje të ndryshme, kështu që ato mund të gjenden në tregje dhe në super markete pothuaj se gjat tërë vitit, edhe pse koha kryesore kur ato piqen është nga gushti deri në tetor.

Dardha bën pjesë në familjen e mollëve dhe të ftonjve. Varësisht nga lloji, dardhat mund të jenë ngjyrë portokalli, të gjelbra, ngjyrë kafe ose të kuqe. Dardha dikur ishte  pemë e shtresave të larta, kurse sot të gjithë mund të shijojmë këtë pemë të shijshme.