Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dardha përmban sasi të mëdha të materieve ushqyese (II) - Bujqesia.eu

Dardha përmban sasi të mëdha të materieve ushqyese (II)

0

dardha

Dardha është burim i mirë i  vitaminës C. Është  e njohur se kjo vitaminë  është mjet i fuqishëm në luftën kundër ftohjes, sepse stimulon rruazat e bardha të gjakut që ato të luftojnë kundër infeksionit, në mënyrë të drejtpërdrejtë shkatërron shumë viruse dhe bakterje dhe gjithashtu rigjeneron vitaminën E që është antioksidant i fuqishëm. Konsumimi i kësaj peme  ndihmon në parandalimin e  sëmurjeve kardiovaskulare dhe  të sëmurjeve të traktit të zorrëve.

Kjo pemë  ka cilësi që shumë shpejt të largojë urinë dhe njëkohësisht jep forcë dhe energjinë e duhur ditore. Vitamina B nga dardha ndihmon organizmin që të përballojë stresin sepse e ushqen sistemin nervor dhe merr pjesë në procesin e fitimit të energjisë nga hidratet e karbonit. Kjo vitaminë është natyrore dhe burim i shpejtë i energjisë dhe përmban  sasi të rëndësishme të  monosaharide: fruktozë dhe saharozë  si dhe levulozë – sheqer më të ëmbël natyral.

Në saje të përqindjes së madhe të  kaliumit, dardha ndihmon evitimin e atritit dhe reumës, kurse acidi folik që gjendet në këtë fryt, është i domosdoshëm për punë të mirë të sistemit  neuro-muskulor. Për arsye të kombinimit të vitaminave të cilat i përmban, dardha  ndikon mirë në lëkurë si pastë kundër rrudhave.Karoteni beta dhe vitamina  E kombinohen në mënyrë të përsosur me vitaminën C që ndodhet në dardhë.

Dardha ndikon në rregullimin e insulinës dhe gjatë ditës jep përshtypjen e ngopjes. Lartësinë e sheqerit në gjak e rregullon në mënyrë natyrale dhe në këtë mënyrë e bën artikull ideal dietal.  Ndikon në sëmurjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, sepse ulë nivelin e holesterolit të dëmshëm dhe ndihmon në absorbimin e thartinës së lukthit. Pasi që përmban edhe   sorbitol, është e dobishme edhe për forcimin e dhëmbëve. Gjithashtu dardha ka sasi të mëdha  të kalciumit, prandaj më së shumti u preferohet fëmijëve dhe të rinjve.

Edhe pse është i njohur fakti se  pemët duhet të jenë pjesë e ushqimit të përditshëm, shpesh dhe më së shumti tek fëmijët paraqiten alergji në disa lloje të pemëve. Në krahasim me pemët e tjera, është i papërfillshëm rasti kur mund të ndodhë alergji nga  konsumimi i dardhës.

Lëkura e hollë e dardhës gjithashtu përmban përbërje ushqyese sikurse edhe mishi i saj, kështu që nuk është mirë që lëkura të hiqet me rastin e ngrënies. Nëse dardha një herë pritet, dardha  do të oksidojë shpejt sepse lidhë oksigjenin nga ajri dhe fiton ngjyrën e kafes. Kjo nuk e ndryshon shijen por nëse dëshironi ta pengoni këtë, duhet ta shpërlani me lëng limoni apo portokalli.

Në shtator është koha kur piqen shumë lloje të dardhës, kështu që në këtë stinë mund të kënaqemi me këto fryte të lëngshme. Nga kjo pemë lehtë mund të përgatiten një varg ëmbëlsirash të shijshme, duke filluar nga akulloret, torta dhe pasta të ndryshme. Recetat mund të merren nga recetat për vishnje. Në vend të vishnjave, renditni dardhat dhe do t shihni se çfarë keni bërë.

Shija do të jetë shumë më e mirë, kështu që në të ardhmen me kënaqësi do të bëni ëmbëlsirë nga dardha. Edhe recetën për tortë nga dredhëza, dredhëzën mund ta zëvendësoni me dardhë, por dardhën duhet ta zieni pak në ujë dhe në ujë keni hedhur pak karanfil.

Në Greqi gjatë ditëve përcelluese verore, dardha e lyer me mjaltë shërben si ëmbëlsirë e veçantë.