Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dëmet nga breshri në 3 fshatra të Rahovecit – 230 mijë euro - Bujqesia.eu

Dëmet nga breshri në 3 fshatra të Rahovecit – 230 mijë euro

0

demet

Dëmet e shkaktuara nga reshjet disaminutëshe të shiut dhe breshrit në fshatrat Gexhë, Malësi e Vogël dhe Ratkoc të Komunës së Rahovecit, në fund të korrikut, janë vlerësuar në rreth 230 mijë euro.

Sipas Komisionit vlerësues komunal të bujqësisë janë dëmtuar në masën 70 për qind shalqiri, speci, trangulli, kungulli dhe misri, në një sipërfaqe prej 16 hektarësh, në 3 fshatrat e Anadrinit.
Nysret Shala, kryetar i Komisionit 3-anëtarësh, ka bërë me dije se këto dëme kapin vlerën 227 mijë e 796 euro. Sipas tij, fshati Gexhë është më i dëmtuari nga moti, meqë në 7 hektarë shalqi demi shkon ne 70 për qind, speci është dëmtuar 60 për qind në 9 hektar sipërfaqe, pastaj trangulli 3.7 ha, demi arrin 40 për qind, mistri në 8 hektarë është shkatërruar 40 për qind dhe kungulli në 2 hektarë deri në 30 për qind.
Nexhmedin Krasniqi, bujk nga fshati Gexhë, i cili ka pasur dëme më së shumti nga kjo stuhi, thotë se breshëri i ka dëmtuar të gjitha kulturat e mbjella.
“Breshëri më ka shkatërruar 80 për qind në 2 hektar speca “Amato”, send s’ka, krejt janë tharë. Shalqirin e ka shkatërruar në tërësi”, është ankuar Krasniqi./RahovecPress/