Dëmtimet më të shpeshta të bimëve nga kultivimi i gabuar i tyre

0

ujitja-e-bimeve

Gjethet e bimës suaj të preferueshme zverdhen gjithnjë e më shumë çdo ditë, kurse ju e ujitni dhe ndoshta ky është shkaku i zverdhjes së gjetheve!

Edhe nëse zgjidhni bimën që i duhet shumë pak kujdes, duhet t’i siguroni asaj kushtet më të mira për rritje dhe zhvillim.

Megjithatë, nuk janë vetëm fillestarët që gabojnë në kultivimin e bimëve. Madje edhe kujdesi i tepërt, në kuptim të ujitjes së tepruar ose nëse përdorim ushqim të fuqishëm, mund të shkaktojë probleme.

Me këtë rast është me rëndësi që të hetojmë simptomet dhe të reagojmë në mënyrë të duhur, në vend që, për shembull, bimës që vuan nga ujitja e tepërt, neve i shtojmë ujë që ajo të përmirësohet.

Më poshtë pa japim disa arsye pse bimët dëmtohen për shkak të kultivimit të gabuar:

– Filizat bien – pak ujë ose shok i shkaktuar nga të ftohtit

– Filizat janë të gjatë dhe të hollë – vend shumë i errët dimëror dhe i ngrohtë

– Kërcyllet kalben në bazë – shumë ujë, shumë pleh

– Gjethet vyshken – Ujë i tepërt ose i pakët, vend shumë i ftohtë

– Gjethet e larme bëhen të gjelbra – Pleh i gabuar, vend i errët

– Pa ose me pak lule – pleh i mangët, vend shumë i ngrohtë

– Kalbje e rrënjëve – Shumë ujë, substrat me lagështi të madhe.