Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 DEMTUESI I RREZIKSHEM : FLUTURA E MOLLËS (CYDIA POMONELLA). - Bujqesia.eu

DEMTUESI I RREZIKSHEM : FLUTURA E MOLLËS (CYDIA POMONELLA).

0

apple-butterfly

Është dëmtuesi më i rrezikshëm i mollës, i cili i sulmon edhe pemët e tjera (dardhën, arrën etj). Kjo është një flutur me ngjyrë të përhirtë me lara karakteristike në fund të krahëve. Larvat e saj dëmtojnë frytet dhe shkaktojnë krimbjen e mollës. Dëmtuesi ka dy gjenerata.
Vemja dimrin e kalon nën lëkurën e trungut. Në fund të prillit dhe në fillim të majit vemja shndërrohet në insekt -krizalidë. Nga kjo formë në majparaqiten flutura të vogla. Më së shumti flutura ka kah fundi i majit dhe në fillim të qershorit. Fluturat fluturojnë vetëm në mbrëmje , madje vetëm nëpër kurorë të pemës. Pasi që fluturat të dalin nga krizalidat, dy-tre ditë më vonë, femra e fluturës fillon të bëjë vezë nga 50 – 60, kryesisht në gjethe . kur vemjet dalin jashtë, 8 – 10 ditë pas vendosjes së veve, nguliten në fryt zakonisht tek bishti ose në ndonjë pjesë tjetër të frytit.
Vemja ushqehet me mishin e frytit dhe zhvillohet rreth 20 ditë. Pas kësaj, ik nga fryti, lëshohet në tokë me ndihmën e litarit të merimangës dhe shndërrohet në krizalidë. Nga krizalidat dalin fluturat e gjeneratës së dytë. Nga gjysma e korrikut deri në gjysmën e gushtit fluturat bëjnë vezë tani në frytin e zhvilluar dhe atëherë shkaktojnë dëmet më të mëdha, sepse janë më numër më të madhe sesa gjeneratat tjera.
Mbrojtja bëhet në mënyrë kimike, menjëherë pas vendosjes së veve duke asgjësuar vemjet ne gjeneratën e parë dhe të dytë (insekticidi MATCH asgjëson zhvillimin e insekteve).
Praninë e fluturës së mollëse përcjellim përmes feromanit – mashtrues. Me këta mashtrues kapen fluturat dëmtuese të mollës. Ditën që kapen më shumë se tri flutura, pas 6-8 ditës duhet bërë spërkatjen e parë. Spërkatjen e gjeneratës së dytë duhet bërë 4 -6 ditë pas fluturimit kritik të fluturave.