Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 DËMTUESIT E LULEDIELLIT DHE ASGJËSIMI I TYRE - Bujqesia.eu

DËMTUESIT E LULEDIELLIT DHE ASGJËSIMI I TYRE

0

lule dielli

Dëmtuesit më të shpeshtë të lulediellit janë morrat e ndryshëm të gjetheve, pastaj parazitët si dhe noktuidët e dheut
Sulmet më të fuqishme të morave të gjetheve bëhen kah fundi i majit dhe fillimi i qershorit, kur sulmon të gjitha pjesët e lulediellit. Më së shpeshti gjenden në gjethe dhe në kokën e pa lulëzuar, e cila nuk zhvillohet më tutje.
Bishtuku i zi ose mori i gjethit i bathës shkakton të dredhurit e gjetheve dhe sulmon kokën e lulediellit. Masat biologjike për asgjësimin e këtyre dëmtuesve mbështetën shumë në armiqtë natyror mollëkuqet, Syrfidae dhe Chrysopidae. Masat kimike zbatohen me aficide kur në pjesët e skajshme vërtetohet se 20 -30% janë sulmuar bimët. Nga ekspertet preferohen mjetet Callifos 48 EC, Dursban E -48, Pirifos EC, Pirimor 50 WG.
Parazitët ose karkalecat janë koleopter (insekte krahfortë) të gjatë 7-15 mm. Parazitët llogariten si dëmtuesit më të mëdhenj të të mbjellave lavërtarë. Rriten deri në gjatësi prej 35 mm. Ngjyra e trupit është ngjyrë bakri dhe ngjajnë në copa të telit. Ata ushqehen në rrënjë të bimëve të ndryshme.
Noktuidët janë flutura nate, të cilat gjatë ditës fshihen dhe nuk janë të dëmshëm. Shumëkëmbëshit janë me ngjyrë dheu dhe edhe këta shkaktojnë dëme. Gjatë ditës fshihen nën plisa dheu ose në çarje të ndryshme dhe kur bie terri ata dalin dhe shkaktojnë dëme. Rriten deri në 5 cm. Shumëkëmbëshit kafshojnë qafën e rrënjës, nganjëherë edhe kërcellin por ushqehen edhe me gjethe përdhese. Bimët e sulmuara shkatërrohen. Rrallohen dhe rendimentet zvogëlohen. Shumimit të dëmtuesve u konvenon pranvera e ngrohtë dhe e thatë, vera e nxehtë dhe vjeshta me lagështi mesatare.
Në luledielli mund të paraqiten lloje të ndryshme të noktuideve. Këto sulmojnë më shumë se 250 lloje bimësh. Dëmet më të mëdha i shkaktojnë shumëkëmbëshit ose vemjet në organet gjenerative të bimëve në mbrëmje ose në mëngjes. Masat agroteknike mbështetën në shkatërrimin e barojave në bimë dhe asgjësimin me mjete kimike kur parazitët janë ma të vegjël se 1.5 cm.
Më së shpeshti përdoren preparatet vijuese:Callifos 48 EC, Dursban E-48, Dursban G-7,5, Finish E-48, Finish G-7,5, Pirifos EC, Pyrinex 48 EC.