Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dërgoni komentet e juaja për Planin Hapësinor “Bjeshkët e Nemuna” - Bujqesia.eu

Dërgoni komentet e juaja për Planin Hapësinor “Bjeshkët e Nemuna”

0

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka hapur shqyrtimin publik të Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ky shqyrtim është një nga fazat e finalizimit të planit dhe sipas procedurave do të zgjatë 60 ditë.

Në kuadër të këtij procesi kërkohet angazhimi i të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë i ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, të cilët me komente dhe rekomandime do të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final. Sipas procedurës, dokumenti i plotësuar do të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim përfundimtar.

Përgatitja e dokumentit është koordinuar nga Instituti i Planifikimit Hapësinor dhe është rezultat i punës së përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.

Dokumentin mund ta gjeni dhe ta shkarkoni nga ueb-faqet www.mmph-rks.org ose www.ammk-rks.net, dhe të njëjtin mund ta merrni në CD në zyrat e Institutit për Planifikim Hapësinor, ndërtesa e “Ish Rilindjes” kati XIV në Prishtinë.

Ndërsa komentet mund t’i dërgoni në email adresat arben.rrecaj@rks-gov.net dhe gezime.grajqevci@rks-gov.net.

Linku për shkarkimin e planit: http://www.mmph-rks.org/repository/docs/PH_i_Parkut_Komb%C3%ABtar_Bjeshk%C3%ABt_e_Nemuna_-_A3_0415_per_ueb_68894.pdf