Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dezinfektimi dhe deratizimi i objekteve vitale në Rahovec. - Bujqesia.eu

Dezinfektimi dhe deratizimi i objekteve vitale në Rahovec.

0

rahoveci

Në komunën e Rahovecit ka filluar dezinfektimi dhe deratizimi i objekteve vitale, me qëllim të krijimit të një ambienti të shëndosh.
Ky projekt po zbatohet në organizim të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Rahovec, ndërkaq punimet po i kryen kompania profesionale N.T.SH “ALA Co” nga Prishtina e pronarit Nysret Podvorica nga Prishtina, kompani kjo e cila, dezinfektimin dhe deratizimin po i kryen edhe në shtetet e Afrikës dhe të Amerikës Latine.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Rahovec, Munib Durguti, dezinfektimi dhe deratizimi ka filluar në QKMF “Fahredin Hoti”, dy objekteve të komunës, në Qendrën kulturore “Mensur Zyberaj” dhe çerdhen e fëmijëve “Tulipanët”, të gjitha këto në Rahovec, ndërkaq zbatimi i projektit ka vazhduar edhe në pjesët rurale të komunës së Rahovecit./RahovecPress/