Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Kosovë - Bujqesia.eu

Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Kosovë

0

dhomaKryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, dhe kryetari i shoqatës “Biznes Albania”, Luan Bregasi, kanë nënshkruar të mërkurën në Kukës marrëveshjen për themelimin e Dhomës Kombëtare të Tregtisë Shqipëri-Kosovë.

Në këtë nënshkrim, që u mbajt në kuadër të aktiviteteve me rastin e 15-vjetorit të eksodit nga gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, merrnin pjesë dhe kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky akt mirëkuptimi për themelimin e Dhomës Kombëtare e Tregtare Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës do të fuqizoi edhe më shumë bizneset shqiptare në të gjitha trevat.

“Kjo bëhet duke u nisur nga fakti se ekonomia kombëtare, është potencial i madh i pa shfrytëzuar nga sipërmarrësit shqiptar”, tha Shahini. Ai tregoi se kjo është mbështetur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Ai shtoi se morën vendim për themelimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare si një bashkësi unike të interesit të përbashkët të përfaqësuesve të bizneseve kombëtare Shqipëri-Kosove-Maqedoni-Mal të Zi-Lugina e Preshevës.

“Me këtë të dy qeveritë zotohen se do ti mbështesin me prioritet iniciativat e përbashkëta si partner institucional në krijimin e një klime me miqësore për biznes”, tha Shahini.

Luan Bregasi, president i Biznes Albania, tha se me ketë akt themelimi qëllimi i secilës është rritja e bashkëpunimit të bizneseve shqiptare si fuqi e re konsumuese dhe prodhuese, të bashkojnë qëllimet e përbashkëta dhe kapitalin si një treg i fuqishëm i se ardhmes ballkanike.

Institucionet nënshkruese të këtij këshilli themelues, do t’i kenë fillimisht 11 anëtarë që do të punojnë në komisione për ti dhënë formë juridike statutit dhe qëllimit të kësaj iniciative të përbashkët për themelimin dhe jetësimin deri ne kuvendin e përgjithshëm për zgjedhjen e organeve udhëheqëse.

Kuvendi duhet të mblidhet po sa të përgatitën statuti dhe detyrat e dala nga komisionet e përbashkëta brenda 90 ditësh nga dita e nënshkrimit.

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen nga katër anëtarë themelues, Maqedonia, Mali i Zi dhe Luginën e Preshevës do të përfaqësohen nga një përfaqësues në këshillin themelues të Dhomës Ekonomike Kombëtare.

Dhoma Ekonomike Kombëtare, do të jetë e hapur për të gjithë sipërmarrësit dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare duke u bërë zë i fuqishëm i ekonomisë kombëtare dhe zhvillimit të saj.

Këshilli iniciues për themelimin Dhomës Ekonomike Kombëtare, përbehet nga Agim Shahini President i Aleanca Kosovare të Bizneseve, biznesmenët Ramiz Kelmendi, Shkëlqim Devolli e Ahmet Kuqi nga Kosova. Luan Bregasi President i Biznes Albania, biznesmenët Vilma Noshi, Avni Ponari e Lavdush Petroshati nga Shqipëria. Ndërsa nga Kosova Po ashtu nga Maqedonia, do të jetë Ilir Selmani, nga Mali i Zi Nazif Cungu dhe nga Lugina e Preshevës Ragmi Mustafa.