Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dhuro një fidan arre për gratë. - Bujqesia.eu

Dhuro një fidan arre për gratë.

0

dhurooo

Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas 8 marsit, organizata Gratë për Gratë Internacionale (WfWI) – Kosova ka nisur një fushatë e cila do t’i ndihmojë gratë e margjinalizuara të Kosovës duke ju dhuruar fidanë arre.

Duke filluar më 1 mars, do të mblidhen fondet për të dhuruar një fidan për një grua e cila ka nevojë për një aktivitet fitimprurës. Donacionet do të grumbullohen deri mars 6, dhe fushata do të përfundojë në një ceremoni në Qendrën për Mundësitë e Grave në Prishtinë. Fidanet do të shpërndahen më pas gjatë muajit.

“Qëllimi është të dhurohen fidanë për 700 gra, të cilët kanë shprehur interes për kultivimin e arrave dhe kanë konfirmuar se kanë tokë të mjaftueshme për këtë. Çdo dhurues do të informohet se kujt i është dhuruar dhe ku gjendet dhurata e saj/tij. Ne duam të krijojmë një lidhje në mes të dhuruesve dhe të familjeve që marrin pemët. Një arrë do të prodhojë me dhjetëra vite, dhe mund të sjellë fitim prej qindra euro për trung çdo vit”, thuhet në njoftimin e WfWI.

Personat e interesuar për të bërë një dhuratë për një grua të Kosovës, mund të telefonojnë në numrin 045 266 267 ose 049 555 451 ku do të marrin numrin e xhirollogarisë ku mund të transferojnë 15 euro, dhe javën e ardhshme do të kontaktohen për t’u informuar në lidhje me emrin dhe adresën e gruas që do të marrë dhuratën.