Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Diktokauloza te kafshët. - Bujqesia.eu

Diktokauloza te kafshët.

0

diktokauloza tek kafshet

Diktokauloza (Qimëza e mushkërive) është sëmundje parazitare që shkaktohet nga parazitë që parazitojnë në bronket dhe trakenë e dhenve e dhive. Shkaktari i sëmundjes paraqitet në formën e fijeve të bardha dhe të gjata.
Sëmundja prek dhentë dhe dhitë e të gjitha moshave, por më e përhapur është tek qengjat.
Burimet e infestimit
Burim kryesor për përhapjen e sëmundjes janë kafshët e prekura, të cilat duke ndotur mjedisin rrethues infestojnë edhe kafshët e shëndosha.
Infestimi ndodh në kullotë ndërsa në stallë është i parëndësishëm sepse larvat ngordhin nën ndikimin e urinës. Sëmundja shfaqet gjatë periudhës së pranverës dhe sidomos në vjeshtë.
Shenjat klinike
Sëmundja zhvillohet në trajtë kronike. Shenja karakteristike e sëmundjes është kolla, e cila në fillim është e rrallë dhe thatë, më vonë më e shpeshtë dhe e lëngshme. Kolla shoqërohet me frymëmarrje të vështirë, delet nuk kanë oreks, që ndrojnë prapa tufës, rrinë shtrirë, etj. Nga vrimat e hundës kanë rrjedhje sero-mukoze, të cilat thahen dhe formojnë kore, duke i shqetësuar kafshët, që mundohen t’i heqin duke fërkuar hundët në objekte të forta përreth. Vërehen edhe çrregullime në tretje që shfaqen me diarre. Kafshët dobësohen, bëhen anemike, u bie leshi dhe më pas ngordhin nga dobësia.
Diagnoza
Vendoset në bazë të shenjave klinike, të analizave laboratorike dhe të autopsisë, ku në rrugët e frymëmarrjes (bronke e trake) gjenden shumë parazitë që vende-vende grumbullohen në lëmshe.
Mjekimi dhe masat profilaktike
Përdoret për mjekim tretësira e lugolit, që përdoret e freskët dhe injektohet në trake. Rezultate të mira jep edhe përdorimi i albendazolit që jepet nga goja për mjekim dhe profilaksi. Masat para mbrojtëse bazohen kryesisht në ushqimin dhe trajtimin e mirë të kafshëve, kullotja e kafshëve duhet të bëhet me sistemin e kullotjes me ngastra 6 ditëshe, pasi kjo mënyrë shmang mundësinë e infestimit të kafshëve. Rëndësi ka dehelmentizimit para mbrojtës i kafshëve që bëhet dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë.