Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Me dinjitet u mbajt Festivali i Specit në Krushë të Madhe - Bujqesia.eu

Me dinjitet u mbajt Festivali i Specit në Krushë të Madhe

0

Pentax Digital Camera

Në Krushë të Madhe të Rahovecit, fshat martir dhe heroik, për herë të parë, në organizimin e dinjitetshëm të Kooperativës Bujqësore “Krusha e Madhe” dhe nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, z.Idriz Vehapi, u mbajt Festivali i Specit, ku ishin të pranishëm shumë mysafirë dhe bujqit të cilit edhe kanë ekspozuar prodhime vendore, por edhe ushqime tradicionale.
Koordinatori i festivalit, Selami Hoti, pasi përshëndesi mysafirë të pranishëm, thotë: “Jo rastësisht e kemi zgjedhur Krushën e Madhe për të organizuar këtë aktivitet, pasi që ky rajon është i njohur dhe i vlerësuar për punën dhe përkushtim të jashtzakonshëm në bujqësi”.
“Krusha e Madhe, ashtu si rajone tjera të Kosovës, përjetoi dëmë të konsiderueshme humane dhe materiale. Për të harruar mjerimet e përjetuara, krushjanët iu rikthyen punës pas çlirimit të Kosovës. Aty gjetën rilindjen sikur Prometeu që merrte fuqi nga toka që e lindi.Prodhimet e shumta dhe cilësore nuk kanë gjetur gjithmonë tregun e duhur, prandaj edhe fshatarët janë ndjerë të injoruar dhe të frustruar për shumë kohë, dhe mbiprodhimi dhe mungesa e tregut bënë që bujqit të kërkojnë rrugë të reja dhe mënyra bashkëkohore të kultivimit, shitjes dhe përpunimit të perimeve”.
Në këtë drejtim, Hoti theksoi se fermerët e kësaj ane janë shumë falëmnderues organizatave të ndryshme siç janë USAID, GTZ, GOAL nga Irlanda, Heifer International, Dorcas nga Holanda, KFOR-in, CECI nga Kanada, të cilit kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë.
Kryetari i komunës, Idriz Vehapi, pasi falëndëroi krushjanët për organizimin e festivalit, thotë: “Ky festival promovon vyrtitet e punës, të cilën bujqit e kësaj ane asnjëherë nuk e kanë lënë pas dore, por gjithmonë në vazhdimësi e kanë zhvillu e kultivu me përkushtim të madh, duke mbijetuar edhe ditët më të vështira, të cilët ditë edhe bashkarisht i kemi përjetuar. Neve si institucione lokale, por edhe ato qendrore, na mbetet që bujqit e kësaj ane t’i mbështesim në të ardhmen që t’i rrisin kapacitetet e tyre prodhuese, bashkë me ndihmën e donatorëve të investojmë në përmirësimin e kualitetit të këtyre prodhimeve të cilët toka e këtij nënqielli, e ka mundësuar bazën shumë të shëndoshë për prodhime të shëndosha, të cilët prodhime do të jenë edhe për tregun ndërkombëtar”.
“Juve këtu nga ky vend ju premtoj se si qeveri lokale do të bëjmë krejt çka është e mundur, por apeloj edhe tek institucionet qendrore dhe donatorëve që të ndihmojnë bujqit e kësaj ane, dhe me ndihmën simbolike bujqit e kësaj ane do të arrijnë majat e suksesit, sepse punën e kanë në shpirtin e tyre”, thotë kryetari Vehapi.
Në vazhdim ka folur zv. drejtor i USAID NOA, z. Fatmir Selimi, i cili me fjalë superlative thotë: “Komuna e Rahovecit është e vetmja komunë në Kosovë me vyrtite të veçanta, dhe për të njoftuar komunën e Rahovecit, duhet përjetuar me te, në bashkëpunim me bujqit e kësaj ane MBPZHR ka ndihmuar bujqit në të gjitha aspekte, sidomos në gjetjen e tregut i cili është problem për të gjithë fermerët, por kemi ndihmuar edhe në dezinfektimin e prodhimeve bujqësore me mjete bashkëkohore”.
Selimi në vazhdim kërkoj shtuarjen më të madhe e besimit ndërnjerëzor dhe në konsumimin e prodhimeve vendore, ku shihet edhe patriotizmi i duajtjes së vendit./RahovecPress/