Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Disa informata mbi mënyrën e kultivimit të dardhës - Bujqesia.eu

Disa informata mbi mënyrën e kultivimit të dardhës

0

Sistemi i pemëtores

dardhaNë pemëtoret e vjetra dardhës i jepet formë piramidale ose kupore dhe sistemi I mbjelljes ishte katror ose rombik me nënshartesë dardhë e egër, me distance 6-8m x 6-8m që siguronte 200-250 pemë për ha. Ky sistem ka shpenzime të ulëta në fillim pasi numri I rrënjëve për hektar është i vogël, por ka kosto të lartë të prodhimit sepse pemët futen vonë në prodhim, janë të larta dhe kështu vështirësohet agroteknika e kultivimit.

Sistem më i përshtatshëm për mekanizmin dhe uljen e kostos së prodhimit është ai i mbjelljes në rreshta 3-4 metra distancë ku nënshartesa është ftua dhe pemët formohen me krahë të pjerrët dhe me mbështetje. Numri i pemëve është 1000-1400 për hektar. Në këtë sistem dardha futet herët në prodhim, vitin e 3-4 , dhe në prodhim të plotë vitin e 7-8. Kostoja fillestare është më e lehtë se në sistemin e vjetër , kurse kostoja e prodhimit është më e ulët.
Pemëtoret intensive të dardhës kanë jetëgjatësi më të shkurtër se ato klasiket (25vjet) dhe kjo nga disa është quajtur si dobësi, por në të vërtetë kjo i jep mundësi prodhuesit që të rinojë pemëtoren dhe të aplikojë teknika të reja më efikase.

Zgjedhja e kultivarit që do të vendoset bëhet duke patur parasysh kohën e pjekjes, cilësinë e frutit, mundësinë e ruajtjes në frigorifer dhe tregtimin e produktit si dhe rendimentin për hektar të pemëtores. Vendosja e pjalmuesve është e domosdoshme në shumicën e kultivarëve të dardhës që paraqesin vetështerpësi dhe që kanë nevojë për pllenim të kryqëzuar në mënyrë që të sigurohet prodhim i lartë.

Krasitja prodhuese
Tek dardha aplikohet e njëjta krasitje prodhuese si tek molla pasi kanë të njëjtat organe frutifikuese. Në kultivarët që prodhojnë kryesisht në degëzat e holla duhet kryer rrallimi i tyre në mënyrë që të sigurohen fruta të madhësisë së përshtatshme për treg.

Lidhja e frutave
Frutifikimi i dardhës bëhet në degëza të shkurtra, torbeste dhe ato të holla. Në shumicën e kultivarëve dardha kërkon pllenim të kryqëzuar i cili kryhet nga insekti (bleta) kur në pemëtore është vendosur kultivari pllenues sipas skemash të caktuara
(rombike, katrore etj) ose në rresht.

Zgjedhja e kultivarit pjalmues duhet të plotësojë këto kritere :
– Të ketë lulëzim të njëkohshëm me kultivarin kryesor duke mbuluar 70-90% të kohës së tij të lulëzimit
– Pjalmuesi dhe kultivari kryesor të ketë afërsi në pllenim
– Frutifikim i kënaqshëm tek dardha konsiderohet kur 5% e luleve japin frutë.

Plehërimi i dardhës
Plehërimi me azot duhet të jetë i kufizuar për kultivarët e fuqishëm dhe ata të ndjeshëm ndaj fuzikladit dhe më i plotë kur nënshartesa e pemës është ftoi ose klonet e tij. Pemët në prodhim të plotë kanë nevojë për 200-500 njësi azoti/ha.

Fosfori aplikohet njëherë në 3-4 vjet, por me sasi sa 1/2 e azotit dhe kaliumi një herë në 3 vjet sa 1/2 e azotit. Mungesa e hekurit plotësohet me aplikohet në tokë atëherë kur ka mungesë të tij, kurse mungesa e Magnez dhe Zink me plehërim gjethor me spërkatje.

Ujitja
Ujitja e dardhës kryhet në varësi të kushteve të klimës, prodhimtarisë, nënshartesës,moshës së pemës dhe sistemit të kultivimit.
Për kultivarë të shartuar mbi nënshartesa klonale çdo 15-20 ditë.

1.8. Nënshartesat për dardhën
Dardha shtohet me shartim të kultivarit të dëshiruar mbi nënshartesë të prejardhur nga fara ose me shtim vegjetativ. Gjithashtu mund të shtohet direkt kultivari me copa në
fidanishte.

Nënshartesat e dardhës ndahen në dy grupe :

a) Nënshartesa farore
1. Dardha e egër (P.Nivalis) ka afinitet me
kultivarët e dardhës, jep jetëgjatësi të madhe, transmeton cilësitë e prodhueshmërisë.
Ajo adoptohet mirë në mjedise të papërshtatshme tokësore dhe klimatike.

2. Dardha e butë (P.Communis) është e përshtatshme vetëm për toka fushore, të thella dhe kur zbatohet agroteknikë e nivelit të lartë. Kjo nënshartesë ka afinitet të mirë me gjithë kultivarët e dardhës me përjashtim të Villiams dhe në këtë rast kryhet shartim i ndërmjetëm me Beurre hardy.

3. Gorica (P.amygdaliformis) transmeton mbishartesë me jetëgjatësi prodhuese dhe prodhueshmëri të lartë. Kjo dardhë është rezistente ndaj thatësirës, tokave skeletike dhe të varfra në lëndë ushqyese.

4. Murizat (Crataegus exyacantha dhe Crataegus Azarolus) janë nënshartesa farore me vlera për mjedise të vështira tokësore.