Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Disa këshilla lidhur me përdorimin e sigurt të pesticideve - Bujqesia.eu

Disa këshilla lidhur me përdorimin e sigurt të pesticideve

0

pesticidesssssssssss

Shkruan :Bekri Xhemajli

1. Para se të fillojmë punën me pesticide, kontrollohen me kujdes pajisjet me të cilat realizohet aplikimi i pesticideve (spërkatësja, operatori dhe shpërndarësit). Përcaktohet dozimi i saktë dhe duhet pasur kujdes për evitimin e spërkatjeve jashtë caqeve.
2. Lexo me kujdes udhëzimin e përdorimit. Ndiq me kujdes instruksionet për përgatitjen e tretësirës dhe pasi që merren informatat e duhura, ndiqen procedurat e përdorimit që janë shënuar në udhëzim.
3. Zgjedh dhe vesh rrobat e duhura mbrojtëse për punë me pesticide, si: dorëzat mbrojtëse, rrobat, çizmet e gomës, pajisjet për mbrojtjen e syve dhe organeve të frymëmarrjes.
4. Gjatë punës me pesticide keni kujdes që: të mos konsumoni ushqime, të mos pini lëngje dhe të mos pini duhan.
5. Para se të qitet pesticidi në rezervuarin e pompës, pompa mbushët përgjysmë me ujë. Gjatë mbushjes së rezervuarit duhet pasur kujdes që uji të mos merret drejtpërdrejt nga burimi.
6. Llogaritni me kujdes sasinë e pesticideve që ju nevojitet. Pesticidet e mbetura pas trajtimit asnjëherë mos i hidhni në kanalizimin publik, në kanale, lumenj, etj.
7. Nëse pesticidet prekin lëkurën, sytë dhe organet e frymëmarrjes dhe nëse vendi nuk lahet ato shkaktojnë probleme. Gjatë punës me pesticide mbani pranë vetës ujë të pastër.
8. Pas përdorimit të pesticideve pastroni pajisjet mbrojtëse dhe po ashtu me kujdes pastroni duart, fytyrën dhe pjesët tjera të trupit me ujë të pastër.
9. Përdoruesi i pesticideve duhet të garantojë që masat e ndërmarra me pesticide të mos ndikojnë negativisht në bletë. Kultivuesit e bletëve duhet të paralajmërohen me kohë në rastet e përdorimit të pesticideve.
10. Farërat dhe çfarëdo produkt tjetër i trajtuar me pesticide nuk bën të përdorët për ushqim të njerëzve, kafshëve dhe shpezëve deri në një afat të caktuar ditësh (karenca). Karencen e gjeni të shënuar në etiketë ose në udhëzimin e përdorimit të çfarëdo lloji të këtyre pesticideve që ne përdorim./Bujqësia.Eu/