Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Disa këshilla për krasitjen e pemëve - Bujqesia.eu

Disa këshilla për krasitjen e pemëve

0

Krasitja e rrushit

Pemët krasiten për disa arsye, për të fituar formën e dëshiruar të tyre, për të arritur madhësinë e dëshiruar, për të lehtësuar spërkatjen. Krasitja po ashtu ndihmon përmirësimin e kualitetit të frutave dhe fuqisë, nxitjen e degëzimit ndërkaq rehabiliton edhe qarkullimin e ajrit përbrenda pemës, që do të reduktonte rritjen e sëmundjes.

Me krasitje largohen degëzat dhe degët e tepërta nga pemët dhe hardhia, si dhe formohet forma e përshtatshme e rritjes që ndihmon në cilësinë e fryteve si dhe punët e mekanizuara të mëvonshme.

Krasitja e ashpër stimulon masën vegjetative dhe zvogëlon kualitetin e fryteve tek pemët e reja. Krasitja është e domosdoshme edhe te pemët e vjetra (më të vjetra se 25 vite) e cila do të prodhoj frute me kualitet më të lartë.

Pemët e reja (deri ne moshën 10 vjeç) duhet te krasiten lehtas, ndërsa pemët më të vjetra krasiten më ashpër. Duhet mënjanuar të gjitha degët e vdekura dhe të thyera gjatë krasitjes. Mënjanoni të gjitha thithakët nga pjesa e brendshme e pemës dhe rreth trungut çdo vit. Rrallimi dhe krasitja ndihmon në rritjen e lastarëve.

Krasitja e pishes

Degët e vdekur mund të fshehin organizmat infektues që mund të përhapen në pemë. Degët e infektuara duhet të digjen ose të groposen.

Krasitja e pemëve dhe e vreshtave bëhet me gërshërë mekanike, pneumatike dhe elektrike të cilat kanë peshë të vogël (afërsisht 0,5 kg).

Ekzistojnë edhe makina krasitëse mekanike të vendosura në traktor, të cilat e formojnë kurorën e pemës, organet e punës të të cilave janë thikat dhe sharrat me lëvizje rrotulluese horizontale dhe vertikale.

Organet e punës e marrin transmisionin nga motori i traktorit ose nga ndonjë motor tjetër.

Veprimi me degët e krasitura

Degët e prera nganjëherë largohen nga plantacioni, por më së shpeshti grimcohet dhe lëvrohet. Materiali grimcohet në vend me makina me thika rrotulluese – copëtuese të cilat nëpërmjet organeve punuese – thikave gjatë rrotullimeve i imtësojnë e degëzat e krasitura. Në disa plantacione bari kositet dhe lihet të thahen në sipërfaqe dhe ndihmon që të zvogëlohet humbja e ujit nga toka.