Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Disa këshilla themelore për mjeljen e deleve - Bujqesia.eu

Disa këshilla themelore për mjeljen e deleve

0

stanza_artist-sheep

Për mjelje të deleve është e rëndësishme që kafshët të përgatiten mirë. Mjelja, para se gjithash, duhet të jetë një sjellje e butë ndaj kafshëve, në mënyrë që të mos i shqetësojmë ato dhe ky është një proces që fillon duke ushqyer dhe pastruar kafshën.

Para mjeljes, duhet mënjanuar papastërtitë e vrazhda siç është kashta dhe bajga. Larja e vimeneve në mënyrën më të thjeshtë bëhet me ujë të vakët dhe sfungjer si dhe me një mjetë të butë dezinfektues. Temperatura e ujit duhet të jetë midis 35 -40 gradë Celsius.

Ujët shumë të nxehtë apo shumë të ftohtë shkakton stres, prandaj pengon rrjedhjen e qumështit. Duhet pasur kujdes që pajisja për mbajtjen e higjienës të jetë gjithmonë e pastër që të mos ndodhë bartja e infeksionit të mundshëm në kafshët tjera. Mund të përdoren edhe faculeta për përdorim të njëhershëm.

Këto janë më të shtrenjta, por kursejnë kohën, energjinë dhe ujin si dhe paraqitjen e mastitisit. Nëse është mjaft efikase që të mos paraqitet mastitisi, atëherë kursimi që bëhet në shërim kompenson shpenzimet e çmimit të faculetave. Pas larjes bëhet fshirja dhe tharja e vimeneve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Masazha e vimeneve ndikon në mënyrë stimuluse në rrjedhën e qumështit.
Mjelja bëhet dy herë në ditë, gjithmonë në të njëjtën kohë të ditës.

Mjelja mund të jetë:
• me dorë – për kope të vogla (mjelja e një deleje , pa e llogaritë përgatitjen, zgjatë 2 – 2,5 min.)
• me makinë – për kope me më shumë se 50 dele.