Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Disa udhëzime mbi prodhimin e specave - Bujqesia.eu

Disa udhëzime mbi prodhimin e specave

0

Prodhimi i specave bëhet nga filizat apo fidanët, si i thonë në disa vise tona. Varësisht nga kërkesat e tregut dhe nga mundësitë e ngrohjes, përcaktohet koha e prodhimit.

Për prodhim të hershëm pranveror në hapësirë të mbrojtur speci mbillet nga fillimi i dhjetorit deri në gjysmën e janarit. Mbillet në fazën e kotiledoneve. Filizat ndërrohen – mbillen nga gjysma e marsit deri në fillim të prillit. Për prodhim të specit në vjeshtë mbjellja bëhet kah fundi i majit, kurse mbjellja e fidanëve kah gjysma e korrikut.

Teknologjitë e reja të kultivimit të specit nënkuptojnë vetëm sistemin kontejner të prodhimit ë fidanëve duke vendosur në kontejner (me 103 hapje) dhe gota me dimensione 7 deri 9 cm. shtatë seri dhjetë ditë para mbjelljes së filizave bëhet forcimi i filizave në 10 – 15 gradë C, në mënyrë që bimët të adaptohen më lehtë në kushte të ambientit dhe të evitohet venitja.

Mbjellja e filizave bëhet kur është temperatura e tokës rreth 20 gradë C sepse në tokë më të ftohtë speci ngecë për sa i përket rritjes. Në teknologjitë konvencionale speci mbillet në linja dy radhësh apo në më shumë linja dy radhësh. Hapësira midis rendeve duhet të jetë 35 – 40 cm (më shpesh mund të mbillen llojet e specave që kanë mugullim më të dobët).

Për prodhim shumë të hershëm, mbjellja mund të bëhet shumë e dendur, prej 5 deri në 10 bimë/m2. Atëherë bima më herët i formon frytet, ka më pak fryte në bimë, por jo edhe për njësi sipas sipërfaqes, që nga aspekti financiar është shumë e rëndësishme për arsye të çmimit të lartë të specave.