Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Djegia bakteriale e pemëve frutore. - Bujqesia.eu

Djegia bakteriale e pemëve frutore.

0

pemet frutore

Kjo është një nder sëmundjet bakteriale shumë të rrezikshme, e cila prek dardhën, mollën dhe ftoin, rralle mund të takohet edhe në kulturat e tjera frutore.
Shenjat e sëmundjes
Sëmundja prek kryesisht degët, lulet dhe frutat. Filizat dhe lulet e porsa çelura vyshken dhe marrin ngjyre kafe të zeze.
Ne gjethe: Gjethet e degëve të prekura marrin ngjyrën kafe të erret në të zeze duke filluar nga pjesët anësore, ato përdridhen dhe pastaj e gjithë sipërfaqja e tyre merr ngjyrën e zeze. Gjethet e prekura, zakonisht nuk rrezohen përtokë, por ato mbeten të varura mbi dege dhe bien kur fillon rrëzimi i zakonshëm i tyre, me afrimin e dimrit.
Ne dege: në vendet e infektuara të filizave dhe degëve të reja duket sikur ato të jene lagur me ndonjë lëng, i cili me vone fillon të rrjedhe në trajtën e gomës që përfaqëson eksudatin bakterial. Pika lëngu të tilla mund të vëmë re edhe mbi gjethet dhe organe të tjera të bimës se prekur.
Eksudati bakterial (lëngu që rrjedh mbi organet e prekura) është një tipar shume karakteristik, sepse siç dihet sëmundjet e tjera bakteriale në kulturat farore, nuk japin rrjedhje rrëshirë. Kjo rrjedhje rrëshirë (gomoze) ndodh për shkak se bakteri(E.amylovora) shtohet me shumice në hapësirat ndërqelizore të indeve të prekura. Këto të fundit, mbushen plot me eksudatin në fjale i cili fillon të rrjedhe në trajte pikash mbi sipërfaqen e organeve të prekura. Lëkura e degëve të prekura plasaritet dhe kështu rrjedhja e gomozes shtohet. Eksudati në fillim të daljes është pa ngjyre, kurse me vone, merr ngjyre tëverdhe- qelibar dhe deri në kafe të erret.
Zakonisht, insekte të ndryshme kur qëndrojnë mbi plagët e formuara, e marrin infektimin dhe e përhapin në bimët e shëndosha. Ka raste kur zhvillimi i sëmundjeve ndërpritet, lëkura e indit rrudhet, thahet dhe kështu nen indin drunor formohet një kufi mjaft i qarte midis pjesës se sëmurë dhe asaj të shëndoshë të degës.
Kjo është një fare gjendje qetësie e sëmundjes që përfaqëson vatra të përhapjes se infeksionit. Këto vatra e rifillojnë aktivitetin e tyre në pranvere me fillimin e lëvizjes se lëngjeve dhe kështu sëmundja përhapet me shpejtësi në të gjitha pjesët e prekura të bimës.
Ne fruta: Sëmundja mund të preke edhe frutat, të cilat nxihen ashtu si edhe gjethet dhe mbeten të varura mbi dege dhe nuk rrezohen përtokë. Frutat gjithmonë preken kur janë në moshe të re, kurse ato që janë të pjekura apo që kane filluar të piqen, nuk infektohen.
Frutat e prekura në fazën përfundimtare, marrin pamjen si të mumifikuara, pak të ndryshme meqenëse mbulohen nga një shtrese e holle e eksudatit bakterial.
Sëmundja fillon nga majat e degëve ose nga lulet dhe prej tyre kalon në degët me të vjetra dhe nga bishtat e gjetheve në gjethet. Në ato raste kur sëmundja merr përpjesëtime të mëdha, preket edhe trungu i bimës dhe ngandonjëherë edhe rrënjët. Kur bima preket në këtë mënyrë, atëherë ajo thahet krejtësisht, kurse në rastet e prekjeve me të lehta, mund të thahen dege ose filiza të veçanta. Sëmundja kryesisht përhapet me anën e ujit të shiut dhe me anën e insekteve si dhe baktereve. Toka nuk luan asnjë rol në këtë drejtim, sepse bakteret aty shkatërrohen brenda një kohe shume të shkurtër. Po kështu sëmundja mund të përhapet edhe gjate shartimeve, kur kalemat merren nga bime të infektuara.
Sëmundja përhapet shume sidomos pas një dimri të laget dhe pranvere me shira të shumta.