Dobitë shëndetësore të farave të susamit

0

susami

Një nga farat e para që njerëzit i kanë përdorur për prodhimin e vajit janë farat e susamit. Përveç se në kuzhinë, qysh nga lashtësia përdoren edhe për mjekësinë tradiconale si parandaluese dhe për shërim të sëmundjeve.

Farat e susamit janë përplot me fitonutrientë si acidet yndyrore omega 6, flavonoid fenolet, d.m.th. antioksidante, vitamina dhe fibra ushqyese me veçori potencialisht antikancerogjene.
Dobitë shëndetësore të farave të susamit

Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.

Farat janë veçanërisht të pasura me acide yndyroremono të ngopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Acidi oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe ritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak. Hulumtimet shkencore tregojnë që ushqimi mesatar i cili është i pasur me acidet mono të pangopura ndihmon që të parandlohet sëmundja e arterieve koronare dhe sulmi në zemër.

Farat e susamit po ashtu janë burim shumë i vlefshëm i proteinave ushqyese, d.m.th. i aminoacideve kualitative që janë të domosdoshme për rritjen, veçanërisht të fëmijët. Vetëm 100 g fara sigurojnë rreth 18 g proteina (32 për qind e vlerave të rekomanduara ditore).

Përveç kësaj, farat e susamit përmbajnë kompenzime siç janë sesamoli (3, 4-metilen-dioxyphenol), sesaminol, furil-methanthiol, guajacol etj. Sesamoli dhe sesaminoli janë antioksidantë fenole. Së bashku këto kompozime përbëjnë frontin e fuqishëm kundër radikaleve të lira të dëmshme brenda trupit njerëzor.

Susami është i pasur me vitamina dhe minerale kulitative. Para së gjithash është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.

Vetëm 100 g susam përmbanë 97 për qind të acidit folik, rreth 25 për qind të konsumimit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e AND-së, ndërsa kjo është në veçantie rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjet.

Niacina është edhe një vitaminë nga grupi i kompleksit B, e cila gjendet me shumicë në susam. Rreth 4.5 mg ose 28 për qind të nëvojes ditore të nivelit të niacinës do t’i gjeni në vetëm 100 g fara. Niacina ndikon në reduktimin e kolesterolit LDL në gjak. Përveç kësaj, rrit aktivitetin e neurotransmiterit kryesor (GABA) në tru, çka mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe neurozave.

Farat e susamit janë burim jashtëzakonisht i pasur i shumë mineraleve esenciale. Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit.

Një grusht me susam ofron nivelet e rekomanduara të antioksidantëve fenolike, mineraleve, vitaminave dhe proteinave.