Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dobitë shëndetësore dhe preshi. - Bujqesia.eu

Dobitë shëndetësore dhe preshi.

0

Preshi

Preshi përmban sasi të dukshme të kemperolit, flavonoidit natyral nga familja e flavonoideve. Shumë studime pohojnë se m’u për shkak të kësaj preshi e redukton rrezikun nga sëmundjet kronike, veçanërisht nga kanceri.

Gjithashtu e ndihmon sistemin kardiovaskular, duke i mbrojtur enët tona të gjakut. Përveç kësaj, preshi është burim i pasur me vitaminë A, e cila e përmirëson shikimin dhe e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa përmban edhe vitaminë K të rëndësishme për eshtrat, si dhe mangan.

Preshi gjithashtu përmban vitaminë B6, e cila e redukton nivelin e homocisteineve në gjak dhe kështu e rregullon nivelin e këtyre aminoacideve jo-proteina që lidhen me sëmundjet e zemrës, krijimin e droçkave në gjak dhe me sulme në zemër.

Edhe pse është një shtesë e shkëlqyeshme për gjella, nëse nuk zihet mjaftueshëm, mund të ketë shije të pakëndshme. Për këtë arsye këshillohet që me rastin e përgatitjes së ndonjë çorbe mjafton që në të të qiten vetëm disa rrotëza të preshit, ndërsa i fërguar në gjalpë ka një shije shumë të mirë. Të tillë mund ta shërbeni me pasta, proshutë, djathë dhe domate, ose me pure patatesh e si shtesë mund ta përdorni me salsiçe, apo peshk të pjekur.