Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Domatja - Thesar i antioksidantëve - Bujqesia.eu

Domatja – Thesar i antioksidantëve

0

domatjaDomatja, që në të vërtetë nuk është perime, por pemë, mund të na shërbejë në shumë mënyrë.
Domatja është artikull shumë e pasur me nutriente, të cilat mund të përgatiten në mënyra të ndryshme dhe për këtë arsye është pjesë e paevitueshme e shëndetit të fëmijës.
Domatja më së shumti është e njohur për përmbajtje të lartë të likopenit, që është një antioksidant i domosdoshëm për njeriun. Likopeni ndihmon në luftën kundër qelizave kancerogjene dhe është efikas edhe kur është fjala për sëmurje të tjera.
Radikalet e lira mund të largohen nga trupi me ndihmën e shumë sasive të likopenit. Domatja është përplot me këtë antioksidant të rëndësishëm – dhe pikërisht për këtë arsye domatja ka ngjyrë aq të kuqe.

Trupi ynë nuk mundet vetë të krijojë likopenin. Që organizmi ynë të ketë dobi nga ky antioksidant, nevojitet që këtë ta marrim me ushqim.
Edhe pse pemët dhe perimet e tjera përmbajnë këtë element të rëndësishëm, asnjë nga to nuk mund të krenohet me sasi të mëdha të likopenit, si domatja.

Në botën e shkencës zhvillohen shumë hulumtime për domaten. Konsumimi i domates sjell aq shumë dobi për shëndetin saqë punëtorët shëndetësorë nuk mund të përshkruajnë.
Hulumtimet kanë treguar se domatja jo vetëm që mund të evitojë kancerin, por edhe sëmurjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Niveli i lartë i likopenti mund t evitojë kancerin e prostatës, grykës së mitrës, zorrëve dhe shumë llojeve të tjera të kancerit.
Në eksperimentet e bëra likopeni është injektuar në indet ekzistuese të kancerit dhe është ndalë zhvillimi i mëtutjeshëm. Ky është një argument i fuqishëm i cilësive të shkëlqyeshme mjekuese të domates.

Vetëm 540 ml lëngu domateje është i mjaftueshëm që organizmi të fitojë dozë të lartë të likopenit. Kjo do të thotë se një gotë lëngu nga domatja mundëson që të keni shëndet të shkëlqyeshëm gjatë tërë jetës.

Është interesant të përmendet se domatja është e shëndetshme jo vetëm e freskët por edhe kur zihet. Shfrytëzimi i likopenit tek domatja e zier rritet dhe përkundër pritjeve – nuk zvogëlohet.
Edhe pse janë bërë shumë hulumtime në fushën e ndikimit të domates në shëndetin e njeriut, ky është vetëm fillimi, sepse shkencëtarët theksojnë se potenciali i plotë i domates ende nuk është zbuluar. Domatja është një prej artikujve më të shëndoshë, e aftë të mbrojë njeriun nga sëmurjet më të vështira. Në treg mund të gjejmë aq shumë lloje të prodhimeve nga domatja, që vërtetë nuk është vështirë të sigurojmë sasi të mjaftueshme të domates dhe të shijojmë cilësitë e tij të jashtëzakonshme.