Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Dosëza -dëmtues i rryer - Bujqesia.eu

Dosëza -dëmtues i rryer

0

Është dëmtues polifag dhe si i tillë dëmton një numer të madh bimësh dhe ndërmjet tyre edhe specin. Takohet kudo por më tepër gjëndet në tokat e punuara mirë, të shkrifta, të ajrosura, të pleheruara dhe të lageta.

Parapelqen tokat e uleta e me lagështi të vazhdueshme. Prania e dosëzës në një parcelë të mbjellë me speca, veç bimëve të dëmtuara bien menjëherë në sy edhe nga galeritë karakteristike qe ato hapin në tokë. Bimët e specit dëmtohen kryesisht të qafa e kercellit, sepse ato ose i hanë plotësisht ose i dëmtojnë deri në atë mase sa qe nuk mund të rikuperohen. Bimët e “prera” nga dosëza thahen ndërsa ato qe janë te dëmtuara pjesërisht mund të vyshken dhe sipas shkalles së dëmtimit edhe të thahen. Në qoftë se nuk thahen duan shumë kohe qe ta rimarrin veten.

Dosëza dëmton si në farishte, ku sigurisht dëmi është me i madh, por edhe në bimët e mbjellura në vëndin e përhershëm. Në vëndin e përhershëm dëmtimet janë me të ndjeshme në ditët e para të mbjelljes, si dhe në fazat e para të rritjes dhe zhvillimit të tyre. Në fazat e mevonshme të zhvillimit, dëmtimet janë me pak të ndjeshme sepse kercejtë janë forcuar dhe dëmtimi nga dosëzat është me pak i ndjeshëm.

Doseza jeton në tokë duke gerrmuar galeri të cilat në vere ndodhen me afër sipërfaqes së tokës, ndërsa në dimer ato shkojnë me thelle, madje në disa raste edhe në një metër. Dimëron në tokë si insekt i rritur dhe si larve. Vezët i vendos në fole në thellesinë 10-20 cm. Pas 10-15 ditëve nga vezët dalin larvat të cilat e përfundojnë zhvillimin pas 13 – 14 muajsh, d.m.th. në veren e vitit të ardheshëm.

Masat e luftimit

Luftimi i ketij dëmtuesi realizohet me metoda agroteknike dhe kimike. Midis masave agroteknike ndikim të ndjeshëm në luftimin e tij kanë punimet e tokës. Kryerja në kohe e shërbimëve agroteknike përshpejton zhvillimin e bimëve dhe ato bëhen me rezistente ndaj dëmtimit nga dosëza. Lufta kimike realizohet duke dezinfektuar tokën me diazinon apo valaton, si dhe me ushqime të helmuara, e cila mbetet një nga menyrat me efektive. Si ushqime të helmuara përdoren himet e grurit apo të misrit, të cilat përzihen me një nga preparatet qe vijojnë si; vofatoks 3 %, aragol 5 %, lebaycid 2 %, e shume te tjera. Rekomandohen gjithashtu, preparatet foxim, isofenos, metiocarb, tëflutrin, etj.