Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Druri i së ardhmes (2) - Bujqesia.eu

Druri i së ardhmes (2)

0

 

paulownia-tormentosaDruri ka disa karakteristika të ndryshme, që e bëjnë atë shumë të përdorshme si material me rezistencë të fortë, që duron lagështirën, pastaj gjen prodhim mobiliesh, në industrinë e anijeve, enterierit të avionëve, karburant biologjik, prodhimin e instrumenteve muzikore, prodhimin e peleteve për ngrohje dhe të tjera.

(Vazhdon nga artikulli i djeshëm)

Përdorim të gjithmbarshëm, sidomos të peleteve 

Druri ka disa karakteristika të ndryshme, që e bëjnë atë shumë të përdorshme si material me rezistencë të fortë, që duron lagështirën, pastaj gjen prodhim mobiliesh, në industrinë e anijeve, enterierit të avionëve, karburant biologjik, prodhimin e instrumenteve muzikore, prodhimin e peleteve për ngrohje dhe të tjera.

Paulovnia posedon disa veçori të mira sepse nuk ka nyje, nuk plasaritet, thahet shpejt, nuk shtrembërohet dhe gdhendet e përpunohet pa ndonjë vështirësi të madhe me vegla dhe makina për përpunimin e drurit. Por kjo pemë ka edhe karakteristika të tjera që e bëjnë mjaft të favorshme për mjedisin dhe blegtorinë.

Kultivimi i saj mbështet edhe prodhimin më të madh të mjaltit pasi një pemë e saj jep mbi 50 kilogramë mjaltë, mundëson përmirësimin e cilësisë së tokës nga klasa e shtatë në klasën e tretë të truallit si dhe pastrimin e ajrit në vendet me më shumë industri pasi liron një sasi të madhe të oksigjenit.

Ky dru me të madhe kultivohet në vendet e rajonit si Bullgari, Serbi apo Rumuni, ku ka treguar rezultate të lakmueshme, andaj edhe kultivuesit janë të organizuar në institucione profesionale dhe shoqata të ndryshme që propagojnë dhe mbështesin rritjen e saj.

Ndryshe, Paulovnia është një hibrid i cili ka një kapacitet të pazëvendësueshëm në prodhimin e oksigjenit, ku brenda 1 ore jep sasi të mjaftueshme oksigjeni në ditë për 64 persona. Gjethet e saj prodhojnë edhe pleh natyral (humus) shumë cilësorë. Në kushte të mira, pema do të arrijë lartësinë mbi 20 metra me perimetër të i trungut 42 centimetra në periudhën prej 5 -7 vjet, ndërsa do të jetë i gatshëm për përdorim industrial për 7 deri në 10 vjet.

Pastaj, pas prerjes pema do të rinovohet, do të fillojë fidane e re nga rrënja e saj dhe kështu vazhdon deri në 7 cikle të shfrytëzimit. Prodhimi i biomasës në kushte të kontrolluara nga kjo pemë, arrin 70 tonë në vit për hektar, edhe atë prej vitit të dytë të jetës së saj. Paulovnia lulëzon një herë në vit, ndërsa lulen e mban 6 javë. Lulja ka disa nuanca të ngjyrave vjollcë ose të bardhë. Për shkak të kësaj veçorie mbillet në parqe dhe oborre të shtëpive si dru dekorues.

Pasi që bën shtat të lartë dhe ka gjethe gjigante në oborre mbillet buzë ballkoneve të shtëpive sepse bën hije të dendur dhe prodhon fitoncide të dobishme për shëndetin e njeriut.