Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Druri i së ardhmes mbillet edhe në Maqedoni (1) - Bujqesia.eu

Druri i së ardhmes mbillet edhe në Maqedoni (1)

0

paulownia_forest_640x4261

Druri i të ardhmes, Druri mbretëror apo edhe Mbretëresha e përfitimit. Janë këto disa nga epitetet që mban druri Paulovina, që pas shtatë vitesh kultivimit rritet mbi 20 metra. Vetëm pas tre vitesh nga tre pemë të saj fitohen 1 metër dru, me atë që ky dru mundëson që shtatë herë të shfrytëzohet radhazi. Ka filluar të mbillet edhe në Maqedoni, kurse një ndër pionierët e saj është Ibrahim Tërshana nga Shkupi.

 

Druri i veçantë nga Lindja e largët-Paulovnia, ka filluar të kultivohet edhe në Maqedoni. Druri rritet disa herë më shpejtë se drunjtë e tjerë duke arritur 20 metra brenda shtatë vitesh. Pas përhapjes në më shumë vende të Evropës dhe Ballkanit, ai ka vendosur rrënjët edhe në Shkup dhe qytetet e tjera të Maqedonisë. Ekspertët kroat e konsiderojnë Paulovninë  pemë të së ardhmes për shkak të raportit shumë të favorshëm të investimit dhe efektivitetit të kultivimit të saj. Rritja e çmimeve të druve për ngrohje, shkon në favor të zgjerimit të mbjelljes së këtij druri, për shkak të asaj se ritet shumë të shpejt në krahasim me drunjtë e tjerë për ngrohje.

Për rëndësinë e madhe të Paulovnisë në aspektin e energjetikës flet edhe fakti se pas vjeljes, ky dru rritet shtatë herë nga trungu që nuk është rasti me drunjtë e tjerë. Pas shtatë vitesh të kultivimit, Paulovnia jep rendiment prej 1 metër kub ose 1000 dru të Paulovnisë japin 1000 metra dru. Vetëm pas tre vitesh nga tre pemë të saj fitohen 1 metër dru, me atë që ky dru mundëson që shtatë herë të shfrytëzohet apo të ketë shtatë cikle të përdorimit komercial.

Tërshana, pionier Paulovnisë

Një nga pionierët e kultivimit të Paulovnisë në Maqedoni, Ibrahim Tërshana, thotë se përfitimet nga rritja e kësaj peme janë të shumëfishta në raport me kulturat e tjera bujqësore. “Paulovnia është një dru që rritet shumë shpejt dhe që pas tre viteve mund të përdoret si lëndë për djegie, duke mundësuar që shfrytëzimin vetëm pas kësaj periudhe të 0.3 kubik të druve. Ose thënë ndryshe, tre drunj të saj japin një metër dru për ngrohje.

Nëse bëhet një krahasim, për shembull me kulturat e tjera si gruri, për 10.000 metra apo një hektar me rendiment prej 4 tonë fitohet 3.200 denarë nëse llogaritet çmimi i grumbullimit prej 8 denarëve, ndërsa prej Paulovnisë fitohet pas tre vitesh 1.200 drunj me 360 metra dru për djegie apo 14.4000 euro, që do të thotë nëse anulohet investimi prej 7000 eurosh ku llogariten rrethimi i tokës, vaditja, mbjella, lëvrimi, fidanet, mbeten rreth 7000 euro. Gjithashtu, Paulovnia mbjellët njëherë ndërsa pastaj mund të shfrytëzohet deri në 7 cikle të njëpasnjëshme”, thotë Tërshana.

Paulownia_tomentosa_JPG2a

Në favor të kultivimit të saj flet edhe krahasimi me kultivimin e kulturave të tjera bujqësore, ku del se kultivimi i kësaj është më fitimprurës. “Edhe pse ky dru rritet shumë shpejtë, megjithatë bëhet fjalë për një biznes afatgjatë për të cilin nevojitet durim, pasi ka plasman të sigurt dhe është me perspektivë të sigurt”, shton Tërshana. Ai shpjegon se në Japoni ku ekziston një traditë e gjatë e kultivimit të saj, praktikohet që gjatë çdo lindje të një vajze të mbillet një dru i Paulovnisë, që do të shërbejë për përpunimin e komodinave të saj për martesë.

Në Kinë, si vendin e saj të origjinës, ajo kultivohet në mbi 2.5 milionë hektarë, për të kënaqur kërkesën e madhe për këtë lloj të drurit. Mundësia që të kultivohet në truall me cilësi të ndryshme, rezistenca ndaj temperaturave të ulëta, rezistenca ndaj sëmundjeve të ndryshme të bimëve, ka zgjeruar kultivimin e saj në tërë botën. Paulovnia është mjaft e përshtatshme që të mbillet në hapësirat e mëdha industriale, në pyjet e djegura, terrenet rrëshqitëse dhe vendet ku janë prerë drunjtë.

“Kultivimi i saj nuk kërkon njohuri shumë të mëdha, ndërsa ajo prodhon sasi të madhe të nektarit të cilin bletët e kullosin pa vështirësi ku prej tij prodhojnë mjaltë cilësor dhe një bimë e rritur e Paulovnisë llogaritet të jep mbi 50 kilogram mjaltë. Kjo mund të shfrytëzohet te ne duke pasur parasysh faktin se në Maqedoninë Lindore çelin lulet 2-3 javë më herët se për shembull në Dibër, ku çelin disa javë më vonë. Andaj ka mundësi që me bartjen me kamion të koshereve të bletës në plantazhet e Paulovnisë që në maksimum të shfrytëzohet poleni, duke zgjatur kështu maksimalisht periudhën e ushqimit të bletëve.

Gjithashtu, në zonat industriale kjo pemë liron dhjetë herë më shumë oksigjen se çdo dru tjetër që ndikon edhe në një ambient më të pastër. Mundëson edhe përmirësimin e cilësisë së tokës prej kategorisë së shtatë në kategorinë e tretë”, thotë Tërshana, duke shpjeguar përparësitë e kultivimit të Paulovnisë në raport me kulturat e tjera bujqësore. (vazhdon…)