Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 A duhet të pini ujë në lukthin e zbrazët? - Bujqesia.eu

A duhet të pini ujë në lukthin e zbrazët?

0

uji mire

 

Zgjoheni herët në mëngjes dhe ndjeheni të etur ende pa ngrënë asgjë? Sa është e shëndetshme që të pini ujë në lukth të zbrazët? Mësojeni më poshtë!
Konsumimi i ujit herët në mëngjes, në lukth të zbrazët, ka dobi të madhe shëndetësore, pasi që uji ndihmon në krijimin e qelizave të reja të gjakut, qelizave të muskujve, si dhe ndihmon në ruajtjen e një ekuilibri të peshës, transmeton Lajmi.net.
Uji jo vetëm se do ta pastrojë lukthin, por do ta pakësojë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.
Në fakt, uji pastron zorrët si dhe shton aftësinë e lukthit për absorbimin e vlerave ushqyese të ushqimit, përderisa tretja e mirë e ushqimit është parakusht i shëndetit, që përcillet nga një lëkurë e pastër dhe me shkëlqim, pasi që uji largon helmet nga organizmi.
Shkencëtarët sugjerojnë që pas një gote uji të mos filloni menjëherë me shujtën, pasi që kjo lloj terapie ndikon në përshpejtimin e organizmit. Sasi ideale janë katër gota ujë në mëngjes, për çdo ditë, por nëse kjo është e tepërt, atëherë do të ishte mirë që trajtimi të fillohet së paku me një gotë ujë në lukth të zbrazët.